Kujdes: kafeja juaj ditore mund të jetë një substancë e fuqishme dhe mund të shkaktojë atak paniku. Kafeina është  një substancë shumë e fuqishme psikoaktive. Një çerek luge çaji me kafeinë të pastër mund të shkaktojë ankth dhe rritje të rrahjeve të zemrës. Disa njerëz kanë një predispozitë gjenetike për t’u përfshirë në ankthin që shkakton kafeina.

Kafeina është një lloj  substance që pjesa më e madhe prej nesh e marrin përditë.   Ju mund të mendoni se kjo është fantastike- një mënyrë e lehtë e pa shpenzime për të zgjuar e për t’i dhënë energji ditës- por kërkimet tregojnë se ne i nënvlerësojmë së tepërmi  efektet që kjo substancë mund të ketë në trupat dhe në trurin tonë.  Nëse merret në doza të moderuara,  na bën që të ndihemi mirë, por është krejt e pakëndshme nëse e marrim atë në doza të mëdha, madje pasojat mund të jenë fatale.

Shtimi i dozës së kafeinës do të çojë në rritjen e rrahjeve të zemrës, djersitje dhe ankth akut.  Dhe janë këto efekte anësore, që janë tepër shqetësuese e që mund të çojnë në shqetësim dhe depresion.  Termi mjekësor  për të tilla raste është ç’rregullim i  përgjithshëm i ankthit dhe prek mbi 3 milionë njerëz vetëm në  Mbretërinë e Bashkuar. Por duket se ne kemi një obsesion me çajin, kafen dhe pijet energjike dhe nuk mendojmë për ndikimin që kafeina mund të ketë në mendjet tona.  Kjo energji rrit punën e trurit- kështu ai punon më fort dhe më shpejt.

Molekula e vogël e kësaj substance, arrin në tru brenda 20 minutave dhe e kalon lehtësisht barrierën e vendosur për të ndarë mënjanë gjakun që do të furnizojë trurin. Sapo arrin atje, ajo bllokon  përthithjen e adenozinës, një neurotransmetues që i thotë trurit se ndihemi të lodhur. Ky sugjestionim na bën që të mos ndihemi më të lodhur- papritur ndihemi se mund të bëjmë çdo detyrë që na është vënë përpara.  Por kafeina ka gjithashtu efekte fiziologjike- ajo stimulon  sistemin nervor qendror, ndaj vigjilenca juaj rritet dhe fokusi bëhet më  i qartë. Presioni i gjakut do të rritet lehtësisht, të rrahurat e zemrës mund të rriten : zakonisht këto janë simptoma që shoqërohen me ankth.

Pra, ndërsa  këto  ndryshime fiziologjike bashkohen, kafeina mund të ketë efekte psikologjike serioze. E nuk është vetëm një problem për njerëz që mund të jenë të ndjeshëm ndaj kafeinës.  John Greden, nga Universiteti i Miçiganit, thotë se kafeina në sasi të lartë mund të bëjë këto që të ndihet në ankth. Në studimin e tij Ankthi ose Kafeinizmi: Një dilemë diagnostikimi; ai  thekson se injorohet shpesh fakti se “doza të larta me kafeinë”- apo “kafeinizmi” mund të prodhojnë aksione farmakologjike, që mund të shkaktojnë pasoja  që janë të pamundura për t’u dalluar nga ato të neurozave të ankthit.  Pra trajtimi ideal i atyre që mund të vuajnë nga ankthi, është që të eliminojnë njëherë kafeinën e për të parë se si do reagojnë prej kësaj, përpara se të marrin ndonjë mjekim kundër ankthit.  Raporti dhe dashuria që ne kemi me kafeinën zor se përfundon, por duhet të mbajmë mend se është një produkt i  komplikuar dhe mund të na ndikojë çuditshëm në organizmin tonë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI