Gjatë programeve tona përpiqemi që të sjellim tek ju informacione që na ndihmojnë të përzgjedhim ushqimet tona por edhe të kuptojmë përmbajtjen e tyre sepse është shumë e rëndësishme të dimë çfarë konsumojmë.
Dyqanet ushqimore janë të mbushur me mashtrues ushqimore: Produkte plot me përbërës artificiale, ngjyra, dhe shtesa të tjera që më shumë duken si shkencë sesa si ushqime. Ne kemi folur për këto ushqime në programin Weekend duke treguar disa prej këtyre “Ushqimeve” të cilat ju duhet ti lini në raftet e supermarketeve.
– Patatinat qe nuk janë të bëra nga patatet
Disa nga patatina që ne blejmë në supermarket, përmbajnë vetëm 40 % patate, madje edhe kjo përqindje ëshhtë e përbërë nga patate të pjekura e të thara. Në vend të patateve këto patatina përmbajnë miell orizi, dhe niseshte të tjera që përzjehen sëbashku për tiu afruar më shumë shijes se patates.
– Djathë I cili nuk është djathë
Mjafton të marrësh vetëm një copë djathë supermarket për ta analizuar dhe do dallosh menjëhrë përbërësit shtesë që ka. Disa marka përdorin deri ne 15 përbërës të ndryshëm në përbërjen e djathit, që ti japin atij shijen e djathit të vërtetë. Ndërkohë që djathi I prodhuar vetë kërkon vetëm 4 nga këto përbërës.
-Vanilje qe nuk eshte vanilje
Nje imitim I vaniljes vjen ne nje forme ekstrakti, e cila ne te vertete eshte nje shije sintetike e saj. Por deri ketu nuk tingellon shume keq, megjithate manipulimi nuk perfundon ketu. Shumica e vaniljeve permbajne edhe ngjyrues te cilet jane shume te rrezikshem per shendetin, madje ne disa raste ata jane ngjyrues misterioze jo te ngrenshem.
-Camcakez qe nuk eshte camcakez
Lajm I keq per camcakezat: shumica e tyre jane te perbere me baze gome e cila eshte nje perzierje e kaucukut dhe plastikes sintetike, pra me pak fjale nuk eshte gome natyrale e ngrenshme qe vjen nga pemet tropikale. Plus, keto camcakeza jane plot me embelsues dhe ngjyrues artificial.