Të thirrur veçmas për të pushuar!

“Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak.” – Marku 6: 31

A e mbani mend gjumin  e drekës kur ishit në kopësht? Pas drekës, secili  nga fëmijët e kopshtit kishte me vete një batanije, të cilën e shtronim  me kujdes në dysheme; dhe më pas pritej të flinim për gjysmë ore. Personalisht nuk kisha ndërmend të flija. I urreja dremitjet! Kishte shumë gjëra për të bërë dhe për t’u argëtuar në vend që të flinim gjumë.

Vitet ikën shpejt dhe nuk është se kam ndryshuar shumë. Më pëlqen puna ime dhe më pëlqen ndjesia e arritjes së gjërave. Gjithmonë ka më shumë për të bërë! Pushimi është një gjë e vështirë për mua. Por Zoti, përmes lodhjes që ndjej në trupin tim, si dhe përmes Shkrimit dhe Frymës së Tij të Shenjtë, më thotë të pushoj! “Është e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.” e shpreh qartë Psalmi 127:2. Kur mendoj se po eci përpara duke e sforcuar veten, Zoti e quan përpjekjen time rraskapitëse si të “kotë”.

Pastori Riç Villodas thekson se, “Po të mos i tërhiqte  mënjanë Jezusi dishepujt e tij për të pushuar, ata ose, 1) do të kishin vdekur nga lodhja, 2) ose do të kishin hequr dorë nga të ecurit me të ose, 3) do të përfundonin të varur ndaj punës së tyre. Tre tundime shumë reale me të cilat përballemi edhe ne sot.”

Ndiheni sikur keni shumë punë për të bërë dhe nuk keni kohë për të pushuar? Jezusi nuk na thërret kurrë të punojmë pa pushim. Jeta në të cilën Ai na thërret është ajo që jetohet sipas ritmeve të Tij, në forcën e Tij, të cilën e marrim kur pushojmë. Pushimi është një disiplinë shpirtërore të cilën unë personalisht, duhet ta kultivoj.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI