Të sjellësh ndryshimin!

Personi që zgjedh t’i bindet Perëndisë mund të ketë një impakt  të madh në jetën e të tjerëve.

Ezekieli 13:1-16

Në librin e Ezekielit, Perëndia thotë: ” Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja, por nuk e gjeta.” (Ezekieli 22:30). Dhe kjo është e vërteta me të cilën po jetojmë dhe  sot—sytë e Zotit po hulumtojnë tokën për burra dhe gra të perëndishme që do të lartësojnë drejtësinë në vendin e tyre.

“Hendeku” në këtë varg i referohet një vendi ku gabimi ose gënjeshtra ka depërtuar aq thellë , sa ka krijuar konfuzion dhe i ka hapur dyert gjykimit të Perëndisë. Ndonjëherë këto boshllëqe janë aq serioze sa çojnë kombe të tëra në prag të shkatërrimit. Kjo është ajo që ndodhi me Izraelin pas eksodit, por Fjala e Perëndisë na thotë diçka të jashtëzakonshme: “Prandaj ai foli t’i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t’i shkatërronte.” (Psalmi 106:23).

Sipas të gjitha gjasave, shumica prej nesh nuk do të thirremi kurrë të shpëtojmë një komb. Por mund të inkurajojmë drejtësinë në komunitetet tona duke folur Fjalën e Perëndisë dhe duke i rezistuar çoroditjeve të epokës sonë. Në ditët e Moisiut një njeri ndryshoi gjithë rrjedhën e historisë. Pse të mos jesh ti,  ai që sjell ndryshimin sot?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI