Të Shkatërrojmë Fortesat!

Sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat,- 2 Korintasve 10:4

Përmes strategjive të kujdesshme dhe mashtrimeve dinake, Satani përpiqet të vendosë “fortesa” në mendjen tonë. Një fortesë është një fushë në të cilën ne mbahemi në robëri ( të burgosur) për shkak të një mënyre të caktuar të menduari. Fortesat janë gënjeshtra që njerëzit besojnë.

Apostulli Pal na thotë që ne kemi armët frymërore që na nevojiten për të shkatërruar fortesat e Satanit. Duke përdorur armët tona, ne refuzojmë gënjeshtrat e armikut, teoritë , arsyetimet, dhe çdo gjë që përpiqet të ngrihet kundër të vërtetës së Fjalës së Perëndisë. Ne duhet të lidhim mendimet tona dhe të refuzojmë të kënaqim çdo luks të mishit duke u marrë dhe medituar mbi çdo mendim që hyn në kokën tonë. ( 2 Korintasve 10:5)

Arma kryesore me të cilën ne luftojmë është Fjala e Perëndisë e përdorur në mënyra të ndryshme si e predikuar, mësuar, kënduar, shpallur, medituar mbi të dhe e lexuar. Njohja e Fjalës së Perëndisë do të përtërijë mendjet tona dhe do të na mësojë të mendojmë në një mënyrë plotësisht të re. Do të shkatërrojë fortesat e vjetra që na kanë mbajtur në robëri!

Askush nuk do të jetojë ndonjëherë një jetë vërtetë në fitore pa qënë një student i sinqertë i Fjalës së Perëndisë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI