Të ruash balancat kur je prind

Si shigjeta nė duart e njė trimi, kėshtu janė bijtė e rinisė. (Psalmi  127:4)

Një nënë e re i bërtiti fëmijës, “Pusho tani!” . Ai  fëmijë nuk kishte mbushur ende një vjeç.Teksa e shihja, kuptova se ishte i sëmurë. Hundët e tij po kullonin dhe sytë i kishte të skuqur. E ëma ishte me të vërtetë e nevrikosur.  Fëmija e  kishte të pamundur t’i mbante lotët. Ai kuptoi se toni i zërit tregonte se  mesazhi ishte shumë negativ.

Nuk thashë asgjë. Kohë më parë kam mësuar se janë tre gjëra që nuk duhet të bësh: të kalosh mbi një gardh që shtrihet përpara teje, të puthësh një person që largohet nga ti, ose të ndihmosh dikë që nuk dëshiron të ndihmohet.  Është mirë ta mbash mend këtë. Duke menduar për këtë çështje, fillova të reflektoj mbi faktin se sa e vështirë është që të ruash balancën kur je prind.

Vëzhgimi  1  Një prind i mençur duhet të balancojë pritshmërinëe tij me aftësitë e fëmijës. Një fëmijë që është i sëmurë, nuk mund të ndalojë së qari. Ndoshta nëna mund të  ketë pritshmëri të tjera . Në këtë moment fëmija nuk mund të bëjë ndryshe. Të dënosh një fëmijë se nuk  është i aftë bëjë diçka është krejt e  gabuar.  Kjo sjellje dëmton zhvillimin dhe rritjen e tij.

Shpesh herë prindërit thonë”  Motra jote më e madhe i bën këto ushtrime matematike. Pse nuk i bën dot ti?”  Mbani mend se çdo fëmijë është i ndryshëm. Fakti që fëmija yt më i madh mund të jetë i aftë të bëj diçka nuk do të thotë që edhe një tjetër fëmijë mund të bëjë njësoj të njëjtën detyrë.

Vëzhgimi 2  Një prind i mençur duhet të balancojë dashurinë me disiplinën

Ti mund ta disiplinosh një fëmijë pa i dhënë dashuri, por nuk mund ta duash vërtetë , nëse nuk e disiplinon atë. Disiplinë do të thotë “ Unë të dua aq shumë, sa nuk mund të lejoj që ta kalosh lehtë këtë. Nuk mund të lejoj të më kthesh fjalën, të hedhësh ushqimin mbi tavolinë, ose t’i nxjerrësh gjuhën mësueses. “ A ka ndonjë shembull  në Bibël ku flitet për disiplinën? Po, madje një shembull të fortë.  A jepet ndonjë shembull në Bibël ku thotë se duhet të duash fëmijën tënd? Herën e parë që përmendet fjala dashuri në Bibël është në rastin kur flitet për dashurinë e një babai ndaj djalit të tij. ( Zanafilla 22:2) . Të dyja janë të rëndësishme dhe duhen balancuar.

Vëzhgimi 3  Një prindi i duhet të balancojë se kur duhet ta mbrojë fëmijën, e kur duhet ta lërë të përjetojë pasojat e veprimeve të tij.  Kjo vlen sidomos për fëmijët më të mëdhenj.  A i bëni ju detyrat e shtëpisë së fëmijës suaj, apo e lini që ai të përballet me atë që e pret në shkollë? A gënjen për ta mbrojtur fëmijën tënd adoleshent, në rast se ai  ka pirë ? Një fëmijë duhet  të kuptojë se me çdo zgjedhje vijnë pasojat, e ndonjëherë ato janë shumë të ashpra.

Vëzhgimi 4 Prindërit e suksesshëm dinë kur të lëshojnë pe dhe kur të kërkojnë llogari.

Prindërit zakonisht ose janë shumëtë rreptë, ose u lejojnë fëmijëve që të bëjnë shumë gjëra. Të dyja këto drejtime janë të gabuara. Nëse i le një të riu shumë hapësirë dhe pavarësi ai do të futet shpejt në telashe, nëse je i rreptë më shumë se ç’duhet dhe nuk i jep liri atij, atëherë do të bëhet nervoz dhe rebel.

Është e sigurt se prindërit i mësojnë fëmijët e tyre më shumë me ato që bëjnë e jo me ato që thonë. Kur je jashtë kontrollit, edhe fëmijët e tu kanë për të qenë jashtë kontrollit. Kur ti i bërtet fëmijës tënd, ai do t’u  bërtasë miqve të tij, e me shumë mundësi edhe ty.  Fëmija yt  ka për të bërë, atë që do  të bësh ti, veçse se ka për ta përforcuar. Ka qenë kështu që nga koha e Adamit dhe Evës, e nuk ka për të ndryshuar as tani.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI