Të marrësh qortim

Zbulesa 3:19: Jezusi thotë: “Unë të gjithë ata që i dua i qortoj dhe i ndëshkoj; prandaj ji i zellshëm dhe pendohu.”.

Kur i lexon këta dy kapituj, Zbulesën 2 dhe 3, kur u flet Jezusi kishave të ndryshme, Ai i lavdëron ato për gjëra të ndryshme, por gjithashtu vërejmë edhe disiplinimin dhe qortimin e Tij ndaj tyre për shkak të mënyrave se si po kompromentojnë shenjtërinë, për shkak të mënyrave se si po qëndronin të heshtur me ungjillin, dhe ai po u bën thirrje atyre që të këmbëngulin, edhe kur është e vështirë. Në shekullin e parë, kur ata po përballeshin me gjithfarë presionesh dhe përndjekjesh përmes tyre, Ai u bëri thirrje që t’i besonin Atij, të mos komprometoheshin me këtë botë, ta ndiqnin Atë dhe ta ndanin me të tjerët. Më pas arrijmë në fund të këtij kapitulli, Zbulesa 3, dhe ai thotë: “Unë të dua aq shumë sa po të qortoj dhe po të disiplinoj, ndaj ji i zellshëm dhe pendohu.”. Kjo është pika ku e dimë që disiplinimi është një tablo e dashurisë. Libri i Hebrenjve na tregon se disiplinimi nuk i pëlqen askujt.

Ne e mirëpresim disiplinën dhe qortimin e Perëndisë në jetën tonë si provë të dashurisë së Tij për ne. Fëmijët e mi nuk e pëlqejnë disiplinën, por është diçka që unë si baba i tyre e bëj sepse i dua ata. Kur i shoh të shkojnë në drejtimin e gabuar, kur i shoh fëmijët e mi të vrapojnë në mes të rrugës dhe një makinë afrohet, atëherë ka disiplinë. Pse? Sepse i dua ata, sepse dua që ta kuptojnë atë që nuk është e mirë.

Që ne ta shohim dashurinë e Perëndisë në jetën tonë, duhet të mendojmë: “Zot, në cilën pikë po largohem nga Fjala Jote? Në cilën pikë nuk po të bindem Ty? Në cilën pikë zemra ime nuk po të kënaq Ty?”. Ne duhet t’i kërkojmë Perëndisë së dashurisë të na hapë sytë ndaj fushave në jetën tonë ku kemi nevojë për qortim dhe ku kemi nevojë për disiplinim, dhe duhet ta pranojmë këtë si provë të dashurisë së Perëndisë për ne. Ai na do aq shumë sa Ai nuk do të na lërë të endemi në mëkat. Ai nuk do të na lërë në mëkatin tonë. Ai do të na largojë prej tij. Ai largim nuk është gjithmonë i lehtë apo i mirëpritur.

Shpesh është i dhimbshëm dhe pa dyshim bindës për mëkat dhe përulës, por ne kemi nevojë për këtë dashuri disiplinuese dhe qortuese të Perëndisë në jetët tona. Ja pse Jezusi tha: “Ji i zellshëm dhe pendohu. Unë të dua. Largohu nga mëkati yt.”. Le të lutemi: “Perëndi, na ndihmo. Na ndihmo të mos kompromentojmë kur bëhet fjalë për besimin tonë. Na ndihmo të mos luajmë me mëkatin në jetën tonë. Perëndi, sot ne lutemi që të na tregosh ato pjesë në jetën tonë, mendimet tona, dëshirat tona, fjalët tona, veprimet tona, gjërat që po bëjmë, gjëra që nuk po bëjmë dhe për të cilat na ke thirrur të bëjmë. Perëndi, hapi sytë tanë për çdo gjë të cilës po i bëjmë bisht, për çdo gjë që nuk po të bindemi Ty.

Ne lutemi që të na largosh nga mëkati dhe t’i hapësh sytë tanë ndaj mëkatit, na jep hir në bindjen për mëkat dhe keqardhje për atë mëkat, dhe na ndihmo të largohemi prej tij. Na ndihmo të jemi të zellshëm dhe të pendohemi. Na ndihmo të ecim në bindje ndaj Teje. Na ndihmo të mendojmë siç mendon Ti, Zoti Jezus, të dëshirojmë atë që Ti dëshiron, të duam siç Ti do.

Ne lutemi për cilësitë e Frytit të Frymës Tënde që të jenë të dukshme në dashurinë tonë… dashurinë, gëzimin, paqen, zemërgjerësinë, mirëdashjen, mirësinë, besimin, zemërbutësinë, vetëpërmbajtjen. Ne lutemi që Ti të na përdorësh për të ndarë ungjillin. Perëndi, ne duam të jetojmë jetë që sjell nderim dhe lavdi ndaj emrit Tënd, që të përjetojmë dashurinë Tënde për çdo ditë ndërsa ecim në bindje ndaj urdhërimeve të Tua, prandaj na ndihmo të jemi të zellshëm në pendim dhe për të marrë qortimin dhe disiplinimin Tënd në jetën tonë. Perëndi, na ruaj nga krenaria.

Na jep përulësi që e pranon disiplinën Tënde me dashuri për ne. Ne lutemi për këto në emrin e Jezusit. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI