Festo feminilitetin tënd

Dua që të flas me gratë për një moment. A nuk e keni menduar ndonjëherë seriozisht, se fakti që jeni grua dhe jo burrë është pjesë e një plani të qartë të Perëndisë për ju?  Nëse Zotit do t’i duhej që të kishte një tjetër burrë në këtë botë, ti do të kishe qenë një djalë, sepse  lindin 104 bebe meshkuj për çdo 100 bebe femra. Por Perëndia planifikoi që ti të jesh grua. Jam këtu që të të inkurajoj, që të festosh faktin që je femër.  Dikur kam pasur një fqinj që  e kishte emrin Sydni- një emër djali, sepse babai i saj ishte i zhgënjyer, që ajo nuk ishte një djalë. Ajo u rrit me një imazh të ulët për veten e saj,  sepse ajo e ndiente refuzimin e tij. Por nuk ka refuzim me Perëndinë. “Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju”, thotë Zoti, “mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t`ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.” ( Jeremia 29:11)

Perëndia të ka dhënë një trup të mrekullueshëm, e plot forma. Pornografia ka vepruar në mënyrë të pandershme dhe na ka përdor ne grave, por ne erdhëm  nga ajo çfarë Perëndia ka pikturuar në telajon e Tij që gjendet të Parajsë, për të qenë krijesa të dashura të  Zotit, të bëra me dorën e Tij. Vlerësoje trupin tënd. Kujdesu për të duke u ushqyer mirë dhe duke bërë ushtrime.  Shijoji veshjet e bukura dhe gjëra që kanë të bëjnë me feminilitetin.

Shumë pak kohë pasi ishim martuar, ne vizituam Parisin, në Francë.  Unë kisha dëgjuar për prostitutat që endeshin rrugëve të këtij qyteti, por nuk isha e përgatitur të shihja se ato ishin disa nga femrat më të bukura aty- të veshura mirë, elegante, plot stil dhe ecnin me krenari. Në ato momente po mendoja, “ Nëse ato mund të duken ashtu, ndërkohë që bëjnë një jetesë të turpshme dhe  të shëmtuar, unë mund ta mbaj veten time tërheqëse për burrin tim të mrekullueshëm, që më qëndron besnik dhe më do me gjithë zemër. “

Është e vërtetë se Perëndia nuk shikon pjesën e jashtme, por sheh zemrën, por pjesa tjetër e botës sheh ende atë çka duket së jashtmi. Ndaj, shijoje feminilitetin tënd- jo me ekstravagancë apo me egoizëm por me liri,  për të qenë gjithçka që Zoti të krijoi të ishe.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI