Të luftosh në gjunjë!

Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë.

Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson të Vërtetën, predikon të Vërtetën dhe mbron të Vërtetën, dhe rri i zemëruar, nuk do njeri dhe nuk ka mëshirë? Nëse po, ju lutemi dijeni se kjo nuk është jeta që Zoti ka për ne. Mund të luftojmë për besimin pa u grindur.

Perëndia na ka thirrur që të ecim në dashurinë e Tij dhe të jemi të mëshirshëm me ata që dyshojnë (shihni vargjet 21-22). Në fakt, Bibla na thotë që gjithmonë të flasim të Vërtetën me dashuri – me një frymë maturie, si Krishti – jo nga hidhërimi, krenaria, urrejtja ose zemërimi (shihni Efesianëve 4:15). Nëse një jobesimtar ofendohet, le të jetë për shkak të Ungjillit – jo për shkak të sjelljes sonë.

Qëndrimi për të Vërtetën me një frymë vetë-drejtësie është nuk do të japë kurrë fryt. Për këtë arsye, kurrë nuk duhet ta ngremë zërin tonë profetik nga ndjesia e të dukurit më të mirë se të tjerët. Mund ta themi të vërtetën vetëm kur jemi plotësisht të vetëdijshëm se dikur kemi qenë armiqtë e saj. “Kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8).

Kërcënimi më i madh për familjet tona, kishat tona dhe kulturën tonë vjen nga brenda nesh. Krenaria është armiku ynë kryesor, armiku më vdekjeprurës –  më i madh në luftën kundër së Vërtetës – dhe askush prej nesh nuk është i pacënueshëm nga kontrolli i saj. Kjo është arsyeja pse duhet të lutemi: “Zot, më çliro nga e keqja – veçanërisht nga krenaria ime dhe vetëdrejtësia ime”.

Nëse kam mësuar ndonjë gjë nga dekada të tëra në shërbesë, është se të thuash të Vërtetën në dashuri është një nga aspektet më të vështira dhe më të rëndësishme të jetës së krishterë. Kërkon transformim të vërtetë shpirtëror dhe vetëdije për hirin e pafund që kemi marrë nga Zoti ynë. Vetëm rritja e intimitetit me Perëndinë dhe Fjalën e Tij mund të na japë atë që kemi nevojë.

Vetëm Perëndia e kupton se si të balancojë mëshirën dhe mirësinë me qëndrueshmërinë dhe forcën. Vetëm Ai zotëron urtësinë për të ditur kur duhet të flasim dhe kur duhet të dëgjojmë. Vetëm një ecje më e afërt me Perëndinë mund të na lejojë t’i mbajmë këto gjëra në ekuilibër. Ne kemi nevojë që Fryma e Tij e Shenjtë të na udhëheqë dhe të na drejtojë, dhe kjo është arsyeja pse duhet të fillojmë me lutje.

Lutje: Zot, ti je drejtësia ime. Më ndihmo t’i dua të tjerët ashtu siç Ti më ke dashur mua me fuqinë e Frymës së Shenjtë, duke kujtuar se dikur kam qënë në errësirë. Faleminderit për dritën dhe për të Vërtetën Tënde. Më ndihmo ta përhap atë në një mënyrë që të sjell Ty lavdi. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje…” (1 Pjetrit 3:15).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI