Krishti Në Ju, Shpresë Lavdie

Të cilëve Perëndia deshi t’ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie, – KOLOSIANËVE 1:27

Ti dhe unë mund ta kuptojmë dhe përjetojmë lavdinë e Perëndisë në jetët tona për shkak të Krishtit në ne. Ai është shpresa jonë për të parë gjëra më të mira.

Lavdia e Perëndisë është përsosmëria e Tij e shfaqur. Si fëmijë të Perëndisë, ne kemi një trashëgimi në Krishtin, një të drejtë për të përjetuar atë përsosmëri të shfaqur. Satani lufton me furi për të na mashtruar. Ai do që ne të besojmë se jemi të paaftë, të padenjë dhe të skualifikuar nga më të mirat e Perëndisë. Kjo është arsyeja pse shumë shikojnë veten dhe ndihen të mundur.

Por nëse do të mbani mend se për shkak të Krishtit në ju, ju mund të përjetoni lavdinë e Perëndisë – përsosmërinë e shfaqur të Perëndisë – do të jetoni plot shpresë. Do të vazhdoni drejt gjërave më të mira çdo ditë të jetës suaj. Shikoni përpara se çfarë mund të bëni dhe përqendrohuni në atë që Perëndia mund të bëjë nëpërmjet jush.
A jeni gati të besoni për një derdhje të mirësisë dhe përsosmërisë së Perëndisë në jetën tuaj? Zoti po kërkon dikë me të cilin të jetë i mirë, ndaj le të jesh ti!

Më e mira e Perëndisë për ty është duke ardhur, ndaj ngazëllehu dhe prit gjëra të mira!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI