Ecni hap pas hapi me Perëndinë!

Shoqja ime Sonja Goodson shkroi në faqen e saj në Facebook: “Kam ecur nëpër ura që nuk kam qënë kurrë. . . .

Oh, Sonja, edhe unë! Dhe çfarë humbje kohe dhe energjie emocionale që ka qenë!

Më pëlqen të planifikoj përpara. Për shembull, mendoj se gjysma e kënaqësisë për të bërë një udhëtim pushimesh është planifikimi dhe parashikimi i gjithçkaje që shpresoj të shijoj. Xhon Green shkroi “Kënaqësia nuk qëndron në bërjen e diçkaje, por në planifikimin e saj”.

Por në jetë, jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas asaj që kemi planifikuar përkundrazi jeta mund të marrë një kthesë për keq, kthesë e cila mund të kthehet në një burim shqetësimi. Kur shohim ndonjë problem që të shfaqet në horizont, në mendje thurim plane se si t’i kalojmë. Sepse duam të përpiqemi të “kalojmë urën” para kohe dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat. Dhe a e keni vënë re se zakonisht presim që të ndodhë skenari më i keq i mundshëm?

Më duket se nënat janë veçanërisht të specializuara në këtë fushë. Për shkak se zakonisht na bie të planifikojmë aktivitetet e familjes, menjëherë imagjinojmë tronditjen që mund të pësojë Eriku nëse luan futboll. Ose çfarë gjëje e tmerrshme mund të ndodhë nëse Zana shkon me grupin e të rinjve të kishës në një udhëtim misioni në Afrikë. Me pak fjalë ecim mbi shumë ura që ndoshta sdo i shkelim kurrë.

Kur dishepujt dhe Jezusi po lundronin përtej detit të Galilesë në një kohë stuhie, Jezusi u tha atyre: ““Pse jeni aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?” Dhe pasi kalojmë stuhinë e Galilesë në jetën tonë, kthehemi pas në kohë dhe themi: “Sa budallaqe që jam treguar, jam shqetësuar kot dhe e kam privuar veten nga gëzimi dhe paqja e Zotit, nëse do ia kisha dorëzuar situatën Perëndisë.”

Le t’i kërkojmë Zotit të na ndihmojë të ecim me Të hap pas hapi dhe të mos presim probleme. Nëse do u duhet të ecni përmes urash, dijeni se Ai do t’ju mbajë për dore, sepse Ai vetë ka thënë: “Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.” (Isaia 41:10). Jezusi tha: “Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet.” (Mateu 6:34).

Për shkak se nuk e di të ardhmen time, reagimi im i parë është të shqetësohem. Ndaj lutja ime për sot është ajo këngë e vjetër,

Edhe nëse nesër do të ndodhin

Gjëra që për nuk kanë kuptim

Unë e di se kush mban të ardhmen

Ndaj  frikë jo kurrë s’do të kem.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI