Të kuptosh Perëndinë

Sepse kush e njohu mendjen e Zotit? Ose kush u bë këshilltar i tij?– Romakët 11:34

“Unë nuk e kuptoj Zotin,” ishin fjalët që më tha një djalë i ri, gjatë një bisede që po bënim bashkë. Ai nuk ishte një person antagonist apo shumë skeptik. Ai dukej i sinqertë. Unë i thashë “Po, a e kupton, se Perëndia është Perëndi,e nëse do të ishte e lehtë që ta kuptoje Atë siç kupton miqtë e tu, ti nuk do të kishe më një  Zot Sovran, por dikë që do të ishte njerëzor e plot me gabime ashtu siç je edhe ti. Pastaj e pyeta “ Çfarë të duket e vështirë për të kuptuar mbi Zotin?”
 

Nga eksperienca kam kuptuar se kjo pyetje i ndan njerëzit në dy kampe- ata që janë tërësisht jashtë shtëpisë së besimit dhe ata që besojnë në Zot, por ende janë duke u sfiduar me disa gjëra- ata që zakonisht  pyesin se përse Zoti nuk është duke u përgjigjur lutjeve  në të cilat ata kanë shprehur dëshirat e tyre.  Të parët, bëjnë pjesë në grupin që thjesht duan që të gjejnë një justifikim për të arsyetuar faktin, se përse e lënë Zotin jashtë jetëve të tyre. Përgjigjet e tyre janë pak a shumë kështu: “ Unë nuk e kuptoj se përse Zoti e lejon vuajtjen, përse Ai e  lejon të keqen, përse Ai nuk ndërhyn për të ndaluar cunamet  që marrin jetën e qindra njerëzve të pafajshëm, “ e kështu me radhë.

Ka një tjetër pyetje që unë bëj- një që i  shkon më afër thelbit të jetëve tona- “ Çfarë kupton ti mbi Zotin? “ Kjo është ajo që pyetje që po të bëj edhe ty. Për të balancuar atë që nuk kupton, ulu e bëj një listë të asaj çfarë kupton qartë mbi Perëndinë.  Nëse nuk je i sigurt mbi ekzistencën e Perëndisë apo – për ta thënë më qartë- nuk ke aspak marrëdhënie me Zotin, e ndoshta as nuk po kërkon që të kesh- lista jote mund të jetë shumë e shkurtër.  Ti mund të përgjigjesh se beson se ka një Zot, por që nuk je i sigurt se kush është Ai, e se sa i përfshirë është Ai në problemet e njerëzimit.

Në këtë rast do ta gjesh veten në atë kategori, ku gjëja e parë që duhet të bësh është që të gjesh se kush është Zoti. Përgjigja ndaj kësaj pyetje nuk do të të zbulohet në një orë filozofie në klasë, apo gjatë diskutimit me njerëz, që ashtu si ti,  as kanë asnjë ide natyrën apo karakterin e Perëndisë. Shko tek burimi i njohurisë sonë mbi Perëndinë- Bibla, libri më unik në të gjithë historinë.  Ky libër do të tregojë se kush është Ai dhe si për shkak të dashurisë Ai dërgoi fillimisht profetët e pastaj birin e Tij të vetëm për të na treguar ne se kush është dhe se sa shumë nevojë kemi ne që të dimë projektin dhe qëllimin e Tij për botën.

Nëse ti e gjen veten në mes të atyre që janë besimtarë, e sërish ndonjëherë e gjen të vështirë që të kuptosh se përse Perëndia bën apo nuk bën diçka, atëherë të duhet të shkosh më thellë. Besoj se e kuptuar lehtësisht se Perëndia, është një Perëndi i dashur. Prova e kësaj është ardhja e Birit të Tij në këtë botë.  Ti gjithashtu e kupton se Perëndia nuk është njeri dhe se ai është Sovran, që do të thotë se Ai bën atë që Ai zgjedh të bëj, e megjithatë Perëndia  mban gjithmonë Fjalën e Tij. Ai as nuk i gënjen fëmijët e Tij, e as nuk i zhgënjen ata. Ai i disiplinon ata-diçka që ne nuk e pëlqejmë- dhe Ai rezervohet të na japë shpjegime mbi disa gjëra që edhe nëse do të na thoshte se përse i bën, ne do të vazhdonim të mos kuptonim. Ti e kupton se Bibla është libri i Perëndisë për jetën tënde, në këtë libër, Ai shpalos qëllimin e Tij  për jetën tënde dhe vullnetin e Tij për sjelljen tënde.

Fokusohu në atë çfarë di, e sa më shumë të dish mbi Perëndinë, aq më e madhe do të jetë njohuria personale mbi Të. Atëherë do të kuptosh se ajo që ti nuk di, nuk është edhe aq e rëndësishme sa ajo që di. Është më e thjeshtë që të vendosësh besimin përpara për disa gjëra, duke lënë në duart e Tij të fuqishme atë që Ai e bën më mirë se ti. Ky është besimi.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI