Ka një ndërprerje domethënëse midis kupës së gjashtë dhe kupës së shtatë të gjykimit të Perëndisë tek Zbulesa 16. Në atë varg Zoti thekson një deklaratë të fuqishme. Ai thotë: “Ja, unë po vij si vjedhës; lum ai që rri zgjuar dhe ruan rrobat e veta që të mos ecë i zhveshur dhe të duket turpi i tij.(Zbulesa 16:15).

E kam dëgjuar këtë varg të cituar si një paralajmërim për të qenë gati për kthimin e Zotit. Por unë mendoj se Zoti na e dha atë si një mesazh inkurajimi. Ky varg më bekon gjithmonë. Më thotë se edhe pse bota po zhytet kokë e këmbë në shthurje, mund t’i besoj Perëndisë. Mos t’ju lëshojë zemra; mos e humbni besimin. Zoti do të vijë si një vjedhës kur bota nuk do jetë duke e pritur.

Nëse fjalët “Unë po vij si vjedhës” ju tingëllojnë të dëgjuara, është sepse Jezusi u tha pothuajse të njëjtën gjë dishepujve të Tij:

Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t’i shpërthehej shtëpia. Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni.” (Mateu 24:42–44)

Apostulli Pal përdori të njëjtën metaforë: “[Ju] vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën.(1 Thesalonikasve 5:2). Edhe apostulli Pjetër përdori të njëjtën metaforë: “Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt” (2 Pjetrit 3:10). Ndaj duhet t’i kushtojmë rëndësi çdo fjale që Perëndia na thotë – por kur Ai bën të njëjtën deklaratë katër herë në Fjalën e Tij, atëherë bëjmë mirë ta marrim parasysh.

Dita e Zotit do të vijë si një vjedhës për ata që janë në gjumë shpirtërisht, por për ne që jemi vigjilentë e dimë se do të jetë një ditë e mrekullueshme.

Lutje: Zot, kur të ndihem sikur po më merret fryma nga shqetësimet e kësaj bote dhe nga mendimet për të duruar vuajtjet dhe persekutimet, më jep një vizion të përjetshëm të dashurisë dhe qëllimit Tënd. Më ndihmo të besoj te Ti dhe të gjej paqe në hirin tënd shpëtues dhe në Mbretërinë e ardhshme. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.” (Mateu 24:42).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI