Të jetosh me bollëk!

Jeta është më e bukur  kur i besojmë plotësisht Perëndisë dhe jetojmë duke bërë vullnetin e Tij.

Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. –Fjalët e urta 3:5-6

Perëndia na krijoi me dëshirën për të ditur se që kemi rëndësi. Por gjithashtu na krijoi që përmbushjen e asaj dëshire ta gjejmë në Birin e Tij.

Për të pasur një jetë me bollëk duhet të jesh i varur plotësisht në Zotin. T’i besojmë Atij me gjithë zemër do të thotë t’i japim Atij kontroll mbi gjithçka – familjen, financat, emocionet dhe mendimet tona. Pasazhi i sotëm thekson se sa thelbësor është besimi për një jetë të frytshme: Ai paralajmëron të mos e mbajmë veten për të mençur në sytë tanë dhe që të mos mbështetemi në gjykimin tonë (vargu 5, 7). Kur përballemi me vendime, joshemi të zgjedhim atë që mendojmë se është e drejtë. Por nuk mund t’i dimë të gjitha faktet ose të hamendësojmë me siguri se si do të përgjigjen të tjerët. Kurse Perëndia e di. Ai lexon zemrën tonë dhe percepton çdo mendim (1 Kronikave 28:9). Asnjë aspekt i situatës sonë nuk i shpëton vëmendjes së Tij (Psalmi 11:4) dhe Ai kujdeset për të gjithë. Kjo është arsyeja pse vetëm Ai e di me siguri se cili vendim do të jetë më i miri.

Jeta me bollëk kërkon gjithashtu pranimin e Perëndisë në gjithçka që bëjmë. Të flasësh për Të është vetëm një pjesë e asaj që do të thotë ta pranosh Atë. Si bij dhe bija të Tij, duhet të kemi një ngjashmëri të dukshme me Atin tonë qiellor – në mendime, qëndrime dhe veprime.

Jeta bëhet e frytshme kur ia dorëzojmë veten Perëndisë dhe bëjmë vullnetin e Tij. Kur Fryma e Tij të jetojë në ne (Galatasve 2:20), jeta jonë do të ketë rëndësi dhe kënaqësi.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI