Kur jeta të përplas përtokë!

Një mikesha ime kishte punuar pa pushim për një projekt dhe në fund u duk sikur pati një çlirim dhe ajo ishte në gjendje ta përfundonte projektin. Por më pas dikush e përballi atë në mënyrë të ashpër dhe i tha asaj se e kishte gabim, se ishte jashtë vullnetit të Perëndisë dhe që duhej të hiqte dorë nga i gjithë projekti. Dhe siç themi ne, asaj i doli situata jashtë kontrollit. A po i fliste Zoti asaj përmes atij personi, apo ishte Satani që po përpiqej ta prishte punën e saj? Kjo ishte pyetja që ajo kishte.

Personalisht nuk besoj se Zoti donte që ajo të hiqte dorë nga projekti. Fryma e Shenjtë nuk na flet në mënyrë të ashpër. Ai është i butë me ne, veçanërisht kur dëshira jonë është që të bëjmë vullnetin e Tij. Prapë, me raste, të gjithë përjetojmë rrethana shkurajuese. Atëherë ne duhet të kthehemi te Fjala e Perëndisë dhe të shohim se si premtimet e Tij na ndihmojnë të vazhdojmë përpara. Fjalët e Urta 24, vargu 16 thotë: “Sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi.”. Dhe Mikea 7:8 paralajmëron ata që na kundërshtojnë: “Mos u gëzo me mua, o armikja ime! Në rast se kam rënë, do të ngrihem përsëri.”.

Pa dyshim që apostulli Pal kaloi kohë shkurajimi. Ai shkroi: “Në çdo gjë duke u shtrënguar por pa u ngushtuar, duke dyshuar, por jo duke u dëshpëruar, duke qenë të përndjekur por jo duke qenë të braktisur; duke u rrëzuar, por jo duke u shkatërruar; gjithnjë duke mbajtur në trupin tonë vdekjen e Zotit Jezus, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në trupin tonë.” (2 Korintasve 4:8-10).

Kur jeta ju përplas përtokë, mos u dorëzoni dhe mos hiqni dorë në mes të shkurajimit. Mbase Perëndia po ju drejton që ta sulmoni problemin nga një kënd tjetër ose me një mënyrë tjetër. Por Ai nuk do t’ju braktisë. Siç thuhet te Isaia 41:10: “Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.”.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI