Po, fundi është afër!

Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t’i ftohet dashuria; por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet. Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi.”-Mateu 24 : 12-14

Kjo botë po shkon drejt fundit. Dhe është në rregull.

Duhet ta kujtojmë këtë gjë sa herë dëgjojmë për sulme terroriste, pedofili me fëmijë, trafikim njerëzor, padrejtësi racore e kështu me radhë. “Bota rreth nesh është nën kontrollin e të ligut”, shpjegohet tek (1 Gjonit 5:19) që shumë kohë më parë. “Mbretëria ime,” tha Jezusi ndërsa ishte këtu në tokë, “nuk është e kësaj bote” (Gjoni 18:36). Satani është armiku i mbinatyrshëm i gjithë njerëzimit, një engjëll që hodhi poshtë autoritetin e Perëndisë. Ai vazhdon të luftojë kundër Zotit dhe atyre që ndjekin Zotin, duke përdorur ngjarje që përfundojnë si lajme, transmetime 24/7.

Por Satani tashmë e ka humbur betejën. “Biri i Perëndisë u shfaq për të shkatërruar veprat e djallit”, shpjegon 1 Gjonit 3:8. “Perëndia mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të.” (Kolosianëve 2:15). Goditja vendimtare ia dha në Kalvar, në vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit.

Ky sistem botëror dhe bota jonë fizike një ditë do të zhduken, dhe një tokë e re, dhe e përsosur do të zërë vendin e saj (Zbulesa 21:1). Por ka shpresë të madhe, sepse “Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë. (1 Gjonit 2:17).

“Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç disa besojnë që ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh,” shpjegon Bibla, “ sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim.” (2 Pjetrit 3:9).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI