Të ecim çdo ditë

Mjaftojnë 25 minuta ecje në ditë për të zgjatur jetën dhe me 7 vite. Ushtrimet e përditshme fizike dhe konstante janë një eliksir për të zgjatur jetën dhe kjo nuk është një gjë e re. Por e parë në këtë mënyrë të vjen dëshira për të ecur dhe vrapuar dhe të zgjasësh ndjesinë e jetës. Një studim i universitetit të Saarland në Gjermani thotë se ushtrimi fizik i moderuar mund të reduktojë rrezikun e vdekjes nga një atak në zemër për personat e moshave nga 50-60 vjeç.

Sëmundjet koronare janë vrasësit më të mëdhenj në botë. E ndërsa ushtrimi fizik është parë si një metodë e reduktimit të rreziqeve, si ulja e nivelit të obezitetit apo diabetit, duket se qënka dhe përgjegjës për rritjen e jetëgjatësisë.

Studimi është kryer në një grup prej 69 personash të shëndetshëm, jo duhanpirës, të moshave nga 30 deri në 60 vjeç, që nuk kanë bërë një aktivitet të rregullt fizik në jetë. Analizat e gjakut të bëra gjatë gjashtë muajve ushtrime aerobike, të ndërthurura me trajnime dhe stërvitje kanë treguar se aktiviteti është një proces kundër plakjes dhe riparimit të ADN-së së vjetër.

“Kjo do të thotë se kur një person stërvitet në mënyrë të rregullt, mund të jetë në gjendje të ngadalësojë procesin e plakjes. Është proces që nuk mund ta evitojmë, por mund ta vonojmë atë moment. Mund të dukemi më të rinj 70 vjeç dhe të jetojmë deri në 90 vjeç; ushtrimi fizik në fakt, na bën të fitojmë nga 3 deri në 7 vite jetë. Jo vetëm. Por është një antidepresiv ”, thotë Sanjay Sharma, profesor e sëmundjeve kardiake.

Këshilla e ekspertëven është se të gjithë duhet të bëjnë të paktën 25 minuta ecje në ditë, duke theksuar se është stili i një jete sedentare dhe një dietë jo e shëndetshme që ndihmojnë në rritjen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiake.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI