Ta duash punën tënde mund të jetë e vështirë, sidomos kur je mëzitur nga puna jote ose kur nuk ndihesh i vlerësuar. Nëse e ke të vështirë të duash atë që po bën, ka disa mënyra që ti të mund të zhvillosh një qëndrim pozitiv kundrejt punës. Që të fillosh ta duash punën tënde, ti mund të bësh gjera si të zhvilluarit e mirënjohjes, të bësh miq në zyrë, ose t’i  kërkosh shefit një ngritje në detyrë. Me përpjekje dhe kalimin e kohës, ti mund të fillosh të kuptosh që të pëlqen të punosh në vend që t’i druhesh asaj.

  1. Ndrysho mënyrën se si punon.

Ndoshta të nevojitet të përdorësh një teknikë të re në mënyrë që ta duash punën tënde. Kur puna bëhet monotone, është më e vështirë që ta përballosh. Në këtë situatë, të ndryshosh mënyrën tënde mund të të ndihmojë. Kjo ndonjëhërë quhet edhe zbukurimi i punës.

Të bësh ndryshime të vogla mund të të bëjë të argëtohesh më shumë dhe të ndihesh I freskët.

Për shembull, nëse je një mësuese, provo një plan të ri mësimdhënie dhe pastaj testoje, nesë rezulton mire, aplikoje. Nëse je një arkëtar, provo t’u bësh pyetje të ndryshme klientëve në mënyë që të fillosh biseda të vogla. Mund të jetë këndshëm.

  1. Fokusohu në aspektet pozitive të punës tënde.

Nëse nuk e shijon kohën në punën tënde, atëherë mund të jesh duke u fokusuar në aspektet nëgative të saj. Që të fillosh ta duash punën tënde, duhet të indentifikosh se cfarë të pëlqen në punën tënde dhe të fokusohesh në ato aspekte pozitive.

Provo të shkruash në letër gjërat që të pëlqejnë në punën tënde. Këto mund të jetë gjëra të mëdha ose të vogla. Për shembull, bashkëpunëtorët e tu, përgjegjësitë që ke, ose vendi ku ndodhet puna jote. Lexo  këtë listë sa herë që fillon të mëzitesh me punën tënde.

  1. Praktiko mirënjohjen

Nëse e kupton që ke mendime negative sa herë shkon në punë, provo të mbash një listë me gjërat për të cilat je falenderues. Të praktikosh mirënjohjën mund të të ndihmojë të ndihesh më i lumtur dhe ta shohësh punën tënde nën një dritë më pozitive.

Listo tre gjëra për të cilat je mirënjohës në fund të ditës. Për shembull, ti mund t’i jesh falenderues shefit tënd që i ka sjellë petulla të gjithë punonjësve në zyrë, ose që atë ditë ke bërë pjesën më të preferuar të punës tënde, ose thjesht që e ke një punë.

  1. Shiko përtej.

Ndonjëherë puna mund të bëhet e si një detyrë e bezdishme nëse gjëra të vogla fillojnë të të shqetësojën më shumë se c’duhet. Nëse e gjen veten duke u fokusuar në cështje të vogla në punë, sic është një klient i pasjellshëm ose të bërit një gabim, kujtoji vetës se këto nuk janë të rëndësishme në atë skemën e madhe të gjërave.

Një mënyrë për të shndërruar problemet në prespektiva është që ta pyesësh veten, “A do të mendoj për këtë moment kur të jem i plakur?” Nëse përgjigja është jo, atëherë nuk ia vlen të harxhosh energjitë me të.

  1. Përmirëso pjesët e tjera të jetës tënde.

Ndonjëherë një punë mund të jetë më e vështirë kur edhe jeta jote jashtë saj nuk është në balancë. Merri në konsideratë aspektet e tjera të jetës tënde që mund të jenë duke ta rrëmbyer lumturinë.

Për shembull, a keni problem me partnerin? A ke problem financiare? A je i dëshpëruar për një arsye që as vet nuk e di?

Nëse po përballësh me dicka të vështirë, kërko ndihmë nga një mik ose familja ose fol me një terapist.

  1. Ndërto miqësi në punë.

T’i njohësh njerëzit me të cilët punon thuajse gjithë ditën mund të ndihmojë të ndihesh më i lumtur. Madje mund të bësh edhe miq të rinj me të cilët të kalosh kohën jashtë punës. Provo të nisësh një bisedë me dikë të ri cdo ditë dhe të ndërtosh marrëdhënie të mira sidomos me personat që punon më shumë.

  1. Bëje vendin tënd të punës sa më të këndshëm që është e mundur.

Ti mund të shijosh të ulesh në një tavolinë tëheqëse. Nëse të lejohet që ta zbukurosh vendin tënd të punës, provo ta zbukurosh me një stil origina.

Për shembull, mund të vendosësh një foto të këndshmë tënden bashkë me familjen, një bimë të vogël, ose një figurinë frymëzuese.

  1. Merr në konsideratë që të ndryshoh pozicionin e punës.

Ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të bësh është të gjesh një punë të re. përpara se të vendoësh të ndërrosh punën tënde, merr pak kohë për të menduar nëse kjo është zgjedhja e duhur apo jo. Ka shumë gjëra që duhen marrë në konsideratë përpara se të marrësh një vendim për të lën punën. Mund të të duhet të bësh një listë me avantazhet dhe disavantazhet e punës që ke në mënyrë që të marrësh vendimin përfundimtar. Ja disa gjëra p.sh:

  • mundësitë që egzistojnë për një punë tjetër
  • efekti i punës së tanishme në shëndetin tënd fizik dhe emocional
  • marrëdhenia me kolegët dhe shefin
  • marrëdhënia me kompaninë
  • ndjenja e përmbushjësh nga puna jote. etj
Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI