Perëndia kurrë nuk u premtoi besimtarëve se do të jetonin një jetë pa vështirësi, por u premtoi se vështirësitë nuk do jenë të kota. Mateu 14:22-33
Kur ju rrethojnë vështirësitë, a habiteni që Zoti i lejon ato? Një mendim i tillë supozon se të qënit një besimtar i bindur na përjashton nga problemet. Shqyrtoni paragrafin e sotëm—dishepujt bënë pikërisht atë që tha Jezusi, u futën në barkë dhe lundruan për në anën tjetër. Megjithatë, pa kaluar shumë kohë, ata e gjetën veten të goditur dhe që përplaseshin sa andej këndej nga një stuhi e fuqishme.
Ka dhe besimtarë që mendojnë se nëse jeni duke kaluar vështirësi është për shkak se ju jeni vetë problemi. Edhe pse Perëndia përdor sprova për të na korrigjuar herë pas here, jo të gjitha vështirësitë janë rezultat i mëkateve dhe dështimeve tona. Por Ai mund të përdorë të gjitha situatat për të na maturuar dhe për të na bërë më të ngjashëm me Krishtin.
Dhe kjo është ajo që po ndodhte me dishepujt tek Mateu 14. Jezusi e dinte se çfarë i priste që para se ti dërgonte por po i pregatiste ata për punën që do i thërriste të bënin. Në këtë rast, kjo stuhi do t’i ndihmonte ata të mësonin mësime kyçe rreth besimit dhe që do të ishin të paçmueshme për shërbesën e tyre të ardhshme.
Perëndia përdor një sërë mjetesh për të na ndihmuar të bëhemi shërbëtorë të fortë të Jezus Krishtit. Në vend që ta mbajmë kokën ulur ndaj betejave të jetës, le ti ngrejmë sytë lart tek Zoti dhe të kërkojmë forcën dhe qëllimet e Tij.