Si të mund të ripajtohemi sërish?

Sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia, dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt. – Kolosianëve 1 : 19-20

Si njerëz kemi nevojë për shumë pajtim.  Pajtimi është një koncept i bukur dhe lehtësues i cili bën të mundur bashkimin e gjërave së bashku dhe të korrigjuara. Burrat dhe gratë kanë nevojë për shumë pajtim; po ashtu dhe vëllezërit e motrat që nuk kanë folur për dekada të tëra. Në aspektin më të gjërë, kombet, komunitetet dhe popujt kanë nevojë për këtë lloj shërimi gjithashtu. E thënë thjesht, i gjithë krijimi rënkon për t’u ribashkuar sërish.

Nevoja jonë e parë dhe më kryesorja është të pajtohemi me Perëndinë. Mëkati ynë, mëkati im, shkaktoi ndarje nga Perëndia, një marrëdhënie e lënë përgjysëm. Por Zoti më donte, Ai në fakt nuk reshti kurrë së dashuri mua e ty, madje dhe gjithë krijimin e Tij të rënë. Libri i Kolosianëve, kapitulli i 1-rë na thotë se të gjitha gjërat, si në tokë dhe në qiell, u pajtuan nga gjaku i Jezusit i derdhur mbi kryq.

Por jo vetëm kaq. Libri i Efesianëve thotë se Jezusi pajton popujt e ndarë. Kryqi, thotë Mark Roberts, “prek çdo lloj ndarjeje midis popujve, dhe  çdo lloj armiqësie. Për shkak se e gjithë dis’harmonia njerëzore, përfshirë padrejtësinë dhe ndarjen racore, është  si  rezultat i mëkatit, Krishti  bëri një rrugë për pajtim dhe paqe  midis të gjithë popujve kur gozhdoi mëkatin në kryq.

Vetëm kur  të jemi gati të kërkojmë falje për mëkatin tonë  me anë të Jezusit, mund të ndodhë pajtimi – me Perëndinë dhe me njëri-tjetrin, në çdo lloj niveli.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI