Jemi në vjeshtë dhe vjeshta nuk është vetëm një stinë me ngjyra të mrekullueshme, por gjithashtu sjell prodhimin e perimeve dhe frutave të mrekullueshme, të cilat mund të konsumohen thjesht ashtu siç janë, apo mund të bëhen pjesë e një pjate të shkëlqyer. Boronicat dhe kungujt patjetër që kanë vëmendjen më të madhe gjatë kësaj kohe, por është momenti që këto ushqime ta ndajnë shkëlqimin e tyre me disa fruta dhe perime të tjera që rriten gjatë stinës së vjeshtës. Në Shqipëri mund të gjenden lehtësisht nëpër tregjet e zakonshme, por edhe nëse të duhet të kërkosh nëpër fshatra e të bësh një udhëtim për të blerë disa produkte të shëndetshme, nuk do të ishte aspak keq.
Hurmat
Këto pemë frutore kanë ardhur në Kaliforni, nga Kina dhe Japonia në shekullin e 19. Pjesa më e madhe e tyre konsumohet kur ato janë ende të forta, por ka një lloj të veçantë të hurmës, të quajtur “hachiya” që rritet më së shumti në Japoni dhe që konsumohet vetëm pasi tuli të jetë bërë I butë por si xhel.
Ftonjtë
Ky frut shpesh përdoret në reçelra te ndryshme, madje edhe në përgatitjen e një marmelatë shumë të hollë e cila quhet membrillo, spanjollët e konsumojnë atë bashkë me djathin. Ftonjtë bëjnë pjesë e familjes esë dardhave dhe mollëve, por arrijnë të mbijetojnë më shumë ndaj temperaturave ekstreme dhe thatësirës.
Rrepat
Kjo perime, e cila është një rrënjë e ëmbël e ka kohën më të favorshme për t’u mbledhur në vjeshtë dhe është shumë e mirë për t’u pjekur bashkë me finokun për të përfituar kështu një pjatë të shijshme vjeshte dhe dimri.
Patatet e ëmbla japoneze
Të njohura gjithashtu si patatet orientale, këto perime kanë tulin në ngjyrë të verdhë ose të bardhë dhe lëkurën e kanë në ngjyrë vjollcë, ndryshe nga varietet tradicionale që e kanë lëkurën në ngjyrë portokalli të çelët. Këto patate janë gjithashtu të ëmbla, por ato kanë një shije unike dhe janë të mbushura me vitamina të shëndetshme dhe shumë përbërës ushqyes. Në Japoni ato janë përdorur edhe për të bërë liker.
Hidet
Hidet janë fruta të pazakonta të cilat rriten në pemë dhe mund të konsumohen në freskëta, gjatë vjeshtës së hershme, sapo ngjyra e tyre kthehet nga jeshile në kafe. Ato gjithashtu mund të thahen në pemë pa asnjë lloj ndihme. Rezultati është një varietet i frytit të tharë që zgjat më shumë dhe që ka një shije të ngjashme me frytin e hurmës së thatë, edhe pse jo aq i ëmbël.
Shegët
Farat e mrekullueshme ne ngjyrë rubini janë të shijshme nëse konsumohen ashtu, apo mbi një sallatë, apo kur përzihen me kos. Ato gjithashtu janë përdorur në kuzhinën Persiane për të bërë salca, shurupe dhe gjellë të mrekullueshme.
Dardhat aziatike
E fortë dhe e mbledhur njësoj si molla, ky frut ka një shije të këndshme të ëmbël. Dardha aziatike mund të konsumohet ashtu siç është, apo me pak kos, e është një shtesë e mrekullueshme për sallatat gjithashtu. Nëse ruhet në kushtet e duhura, ajo mund të ketë një jetë të gjatë.
Rrushi
Mbledhja e bistakëve të rrushit në vjeshtë, është arsye për të festuar për shumë nga ata që prodhojnë verë në të gjithë globin. Por, gjithashtu, rrushi është një frut që mund të konsumohet më së miri i freskët- e mund të shtohet gjithashtu edhe në pjata të tjera. Rrushi mund të përdoret së bashku me arrat në një sallatë tradicionale me pulë.
Kungujt
Kungulli është i shëndetshëm dhe shumë i shijshëm. Ai mund të përdoret në një byrek, mund të bëhet pure për të përgatitur një supë, mund të piqet, e madje me të mund të realizohen edhe milkshake.