Ne mund t’i besojmë Atit tonë qiellor që do t’u përgjigjet lutjeve tona sipas vullnetit te Tij dhe në kohën e duhur.
Gjoni 16:23-24
Jezusi premtoi se lutjet tona do të plotësohen kur të lutemi sipas vullnetit të Zotit. Por ajo që mund të mos e kuptoni është se Ati ynë pret që ne të shkojmë para Tij me kërkesat tona të lutjes Ai kënaqet duke u dhënë fëmijëve të Tij dhurata ashtu siç bëjnë prindërit me fëmijët e tyre (Mateu 7:11). Por shpesh e kemi të vështirë të besojmë se Ai do t’i mbajë premtimet e Tij dhe do të përgjigjet për të mirën tonë.
Mund të jemi të sigurt se Perëndia do të Përgjigjet nëse lutemi “në emër të Jezusit”, dhe kërkojmë vullnetin e Tij. Ne e dimë se Zoti nuk do të bëjë kurrë diçka në kundërshtim me karakterin e Tij. Pra, ndërsa hulumtojmë Shkrimet, do të zbulojmë nëse dëshirat tona përputhen me natyrën dhe premtimet e Perëndisë apo jo.
Në këtë mënyrë, mund të inkurajohemi nga personat që kanë përjetuar të njëjtën situatë me të cilën po përballemi. Për shembull, Elia ishte i rraskapitur dhe i dëshpëruar; Ruthi dhe Naomi ishin të veja, të varfra dhe që kishin nevojë për ndihmën e Zotit; dhe jeta e Davidit ishte në rrezik. Duke parë se si të tjerët i folën Perëndisë për vështirësitë e tyre, mund të na japë guxim për të bërë të njëjtën gjë—dhe forcojë besimin tonë.
Perëndia e di se çfarë duhet bërë dhe kur duhet bërë. Por Ai na fton të kërkojmë me besim – dhe të vazhdojmë të kërkojmë (Luka 11:9).