Mënyra më e mirë për të punuar

Në pikturën e tij “Dora ndihmuese”, artisti francez Emil Renof portretizon një peshkatar të moshuar të ulur në varkën e tij me rrema së bashku me një vajzë t vogël pranë tij. Të dy, i moshuari dhe vajza e vogël, i kanë duart te rrema e madhe duke vozitur në ujë. Nga pamja në fytyrën e vajzës së vogël, ju mund të vini re se ajo është e gjallë në përpjekjen e saj për ta ndihmuar të moshuarin me varkën, megjithëse janë krahët e tij të fortë që e bëjnë punën në të vërtetë.

Ngjason pak me ne në përpjekjet tona për ta ndihmuar Perëndinë të përmbushë atë që Ai na ka dhënë të bëjmë. Ndonjëherë ne veprojmë sikur gjithçka varet nga ne, kur në të vërtetë mezi i vendosim duart te rremat, ndërkohë që është Ai që e bën të gjithë punën.

Ky parim gjen zbatim si në shërbesë edhe në vendin e punës. Perëndia i ka paralajmëruar njerëzit e Tij që pasi bëhen të suksesshëm në punën e tyre, ata mund të tundohen që të thonë këtë: “Ruhu, pra, të thuash në zemrën tënde: ‘Forca ime dhe fuqia e dorës sime m’i kanë siguruar këto pasuri’. Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri, për të ruajtur besëlidhjen për të cilën Ai iu betua etërve të tu, ashtu siç është në fuqi sot.” (Ligji i Përtërirë 8:17-18).

Perëndia na lejon që ta ndihmojmë Atë. Ai na jep privilegjin që t’i vendosim duart tona te rrema. Por ne kemi dëshpërimisht nevojë për forcën dhe ndihmën e Tij nëse do ta përfundojmë punën. Ja pse Ai na thotë këtë: “Fuqizohuni në Zotin dhe në forcën e pushtetit të tij” (Efesianëve 6:10).

Mbase tani ju jeni në mes të një detyre të rëndësishme. Duart tuaja janë te rremat dhe ju mund të keni kallo në to. Mos harroni: Edhe duart e forta të Perëndisë janë gjithashtu në rremat. Ju mund të mbështeteni te Perëndia për ndihmë. Shumë vite më parë, te psalmet Davidi shkroi: “Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim te ai dhe unë u ndihmova” (Psalmi 28:7). Vazhdoni të vozitni, duke e ditur që është një privilegj të punosh me Perëndinë në përmbushjen e asaj që Ai kërkon të bëhet.  

Cilat janë nevojat në jetën tuaj ku keni nevojë për duart e Perëndisë?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI