Si t’i përgjigjesh dështimit…

Është e mahnitshme të shikojmë se sa pak dimë për veten. Perëndisë i duhet të na bëjë të kalojmë përmes shumë dështimesh për të nxjerrë në dritë krenarinë e përqendruar tek vetja, e cila gjendet e fjetur në skutat e karakterit tonë.

Mënyra e vetme në të cilën mund të bëjmë diçka të vlefshme për Perëndinë është duke iu përgjigjur me mprehtësi zhgënjimeve tona.

Mprehtësia na çon tek e vërteta dhe e vërteta e largon krenarinë tonë, e gjitha kjo për qëllimin e Tij që të na japë formë sipas shëmbëlltyrës së Birit të Tij!

Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet. Duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri. Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.” (Jakobi 1:2–4)

Shkaku kryesor që sjell dështim

Shkaku i dështimit në karakter është mëkati i krenarisë.

  • I preokupuar rreth mendimit të të tjerëve (Gjoni 12:43)
  • Duke refuzuar këshilla të mençura (Fjalët e Urta 15:22)
  • Duke shpërfillur fuqinë e lutjes (Jakobi 4:2)
  • Duke u mbështetur tek përpjekjet e tua (Galatasve 3:3)
  • Duke pritur lavde dhe njohje personale (Luka 14:11)

Shkalla e suksesit

Kujtoji dështimet e tua — Shkruaje çdo situatë në të cilën ke dështuar. (Zbulesa 2:5)

Pendohu përmes pikëllimit të Perëndishëm — Mëso që pikëllimi i perëndishëm çon në një rritje më të thellë. (2 Korintasve 7:10)

Prano faljen nga Perëndia — Dije që liria gjendet vetëm përmes pranimit të faljes nga Perëndia. (Psalmi 31:1–2)

Reago ashtu siç duhet , kur ndihesh i thyer — Dije që përulësia e prek zemrën e Perëndisë. (Psalmi 51:17)

Kuptoje qëllimin e Perëndisë — Perëndia i përdor sprovat, që të të rrisë. (Psalmi 119:71)

Kupto nevojën, që ke për Krishtin — Dije që pa Krishtin, nuk mund të bësh gjë.  (Gjoni 15:5)

Refuzo të heqësh dorë — Reago si duhet ndaj dështimeve të tua për të ndërtuar kështu qëndrueshmërinë. (Filipianëve 3:13–14)

Përpiqu të ngushëllosh të tjerët — Ndihmoji të tjerët, që ta shikojnë dështimin nga këndvështrimi i Perëndisë.  (2 Korintasve 1:3–4)

Mbështetu tek Perëndia 

  •  Le të jetë fryma jote e përulur përpara Perëndisë dhe të tjerëve. (1 Pjetrit 5:6)
  • Lëri në duart e Perëndisë frikën dhe shkatërrimin. (1 Pjetrit 5:7)
  • Mbylle Satanin jashtë derës së mendjes tënde. (1 Pjetrit 5:8)
  • Mëso bashkësinë e ëmbël të vuajtjeve të të krishterëve. (1 Pjetrit 5:9)
  • Kërko që Perëndia i hirit të të rimëkëmbë.  (1 Pjetrit 5: 10)

“Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t`ju lartësojë ne kohën e duhur, dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.” (1 Pjetrit 5:6–7)

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI