Është e mahnitshme të shikojmë se sa pak dimë për veten. Perëndisë i duhet të na bëjë të kalojmë përmes shumë dështimesh për të nxjerrë në dritë krenarinë e përqendruar tek vetja, e cila gjendet e fjetur në skutat e karakterit tonë.
Mënyra e vetme në të cilën mund të bëjmë diçka të vlefshme për Perëndinë është duke iu përgjigjur me mprehtësi zhgënjimeve tona.
Mprehtësia na çon tek e vërteta dhe e vërteta e largon krenarinë tonë, e gjitha kjo për qëllimin e Tij që të na japë formë sipas shëmbëlltyrës së Birit të Tij!
“Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet. Duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri. Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.” (Jakobi 1:2–4)
Shkaku kryesor që sjell dështim
Shkaku i dështimit në karakter është mëkati i krenarisë.
- I preokupuar rreth mendimit të të tjerëve (Gjoni 12:43)
- Duke refuzuar këshilla të mençura (Fjalët e Urta 15:22)
- Duke shpërfillur fuqinë e lutjes (Jakobi 4:2)
- Duke u mbështetur tek përpjekjet e tua (Galatasve 3:3)
- Duke pritur lavde dhe njohje personale (Luka 14:11)
Shkalla e suksesit
Kujtoji dështimet e tua — Shkruaje çdo situatë në të cilën ke dështuar. (Zbulesa 2:5)
Pendohu përmes pikëllimit të Perëndishëm — Mëso që pikëllimi i perëndishëm çon në një rritje më të thellë. (2 Korintasve 7:10)
Prano faljen nga Perëndia — Dije që liria gjendet vetëm përmes pranimit të faljes nga Perëndia. (Psalmi 31:1–2)
Reago ashtu siç duhet , kur ndihesh i thyer — Dije që përulësia e prek zemrën e Perëndisë. (Psalmi 51:17)
Kuptoje qëllimin e Perëndisë — Perëndia i përdor sprovat, që të të rrisë. (Psalmi 119:71)
Kupto nevojën, që ke për Krishtin — Dije që pa Krishtin, nuk mund të bësh gjë. (Gjoni 15:5)
Refuzo të heqësh dorë — Reago si duhet ndaj dështimeve të tua për të ndërtuar kështu qëndrueshmërinë. (Filipianëve 3:13–14)
Përpiqu të ngushëllosh të tjerët — Ndihmoji të tjerët, që ta shikojnë dështimin nga këndvështrimi i Perëndisë. (2 Korintasve 1:3–4)
Mbështetu tek Perëndia
- Le të jetë fryma jote e përulur përpara Perëndisë dhe të tjerëve. (1 Pjetrit 5:6)
- Lëri në duart e Perëndisë frikën dhe shkatërrimin. (1 Pjetrit 5:7)
- Mbylle Satanin jashtë derës së mendjes tënde. (1 Pjetrit 5:8)
- Mëso bashkësinë e ëmbël të vuajtjeve të të krishterëve. (1 Pjetrit 5:9)
- Kërko që Perëndia i hirit të të rimëkëmbë. (1 Pjetrit 5: 10)
“Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t`ju lartësojë ne kohën e duhur, dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.” (1 Pjetrit 5:6–7)