Si të sfidojmë frikën nga dështimi

Shpesh na ndodh të përballemi me frikën nga dështimi.  Kjo bën që të dyshojmë aftësitë tona. Pas shumë përpjekjesh dhe lodhjeje për shkak të pengesave që na dalin përgjatë rrugës na duket sikur nuk po shkojmë drejt realizimit të synimit tonë  por drejt humbjes. Por mos u shqetësoni ka një zgjidhje për të përballur këtë frikë.Mos dysho te vetja, nuk bën gjë tjetër veçse pengon  krijimin e vetëbesimit!  Është e rëndësishme t’i shprehim mendimet tona ashtu siç i ndjejmë dhe të punojmë për vetëbesimin. Kur ne biem pre e zërave që na thonë: “ nuk do t’ia dalësh” nuk do të mundemi të shprehim aftësitë që kemi.

Beso tek aftësitë e tua

Identifiko  pikat e tua të forta përpara se të shqetësohesh për dobësitë. Fokusohu tek gjërat pozitive, beso te aftësitë e tua dhe kjo do të ndihmojë të krijosh besim të shëndetshëm tek vetja.

motivational-success-training-300x240

Po aq e rëndësishme është të jemi tolerant me veten. Kështu mund të jemi të qetë kur të duhet të përballemi me mendime kontradiktore. Nëse një çast mbyllim sytë dhe imagjinojmë rezultatin pozitiv ose suksesin do të thotë se po sfidojmë frikën nga dështimi.

Gjej rrethin që do

Përpiqu të gjesh rrethin që të jep qetësinë, miq që të shërbejnë si trajnerë për të frymëzuar drejt fitores. Mjedisi pozitiv ku të tjerët na mbështesin në përpjekjet tona për t’u përmirësuar na ndihmon të kemi besim në vendimet tona.

job-660x443

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI