n-SMARTPHONE-large570Çdo ditë e më shumë, njerëzit po harrojnë të shijojnë jetën e tyre reale duke u mpleksur me atë virtualen, e cila u ofrohet nga telefonat, apo çdolloj tjetër teknologjie e ngjashme. Sigurisht që kjo është një gjë negative, e cila duhet luftuar me të vërtetë. Ndaj nëse mendoni se jeni të varur konkretisht ndaj telefonit ju ftojmë të lexoni këshillat e mëposhtme  

 

o-PHONE-ADDICT-facebookKur flitet për varësi, në pjesën më të madhe të rasteve imagjinohet përdorimi i alkoolit dhe i substancave narkotike. Por në fakt, në kohën e sotme, të gjithë ne kemi të bëjmë me një tjetër lloj “droge”: telefonin celular. Ka shumë mundësi që në këtë moment ndërsa po lexoni këtë shkrim, telefonin mund ta keni në dorë. Bëhet fjalë për nozofobinë (një term i futur kohët e fundit vetëm në gjuhën italiane), i cili përcakton frikën e të qenët pa një telefon. Neologjizma vjen nga anglishtja, nomofobia (shkurtimi i frika pa-telefon). A ju duket familjare? Atëherë, mbase ju duhet të merrni në konsideratë një periudhë “rehabilitimi” ndaj telefonit.

Nga ku ta filloni? Fillimisht, si për çdo gjë, është e nevojshme të gjeni ekuilibrin e duhur. Sigurisht, është bukur të jesh gjithmonë i pranishëm për personat e dashur; ndonjëherë distanca fizike na bën të arritshëm vetëm nëpërmjet rrjetit. Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe cilësinë dhe përmbajtjen e saj. Nëse na duhet një adresë, një restorant, një parukeri, një numër telefoni, mund ta gjejmë fare thjesht duke naviguar në Google. Por nga ana tjetër shpesh rrezikojmë që të mbesim thjesht në botën virtuale të teknologjive, duke dominuar atë reale.

Smart-Phone-AddictionNëse nuk jeni të sigurt se keni këtë problem, por mendoni se është e mundur,filloni t’i vini veshin sinjaleve. Për shembull, mos ndoshta ndokush ju ka vënë re dhe ju ka thënë se rrini pothuajse gjithmonë në telefon? A arrini të dëgjoni një mik që flet ndërsa jeni duke çatuar në WhatsApp? Apo mendoni se dëshironi dëshpërimisht të luani me Candy Crush? Nëse po, atëherë është koha që të reflektoni. Ndërkohë, nëse ju ndodh që t’ju zërë gjumi natën me celular në dorë ose në jastëk dhe nëse gjatë ditës hapni mesazhet edhe kur nuk ju ka ardhur një i tillë, atëherë është koha për të reaguar.

Koha për t’u “zgjuar” dhe për t’u kthyer në jetën reale

cell-phone-addictionLëreni mënjanë telefonin kur të jeni bashkë me miqtë ose me familjarët. Hiqjani zilen për pak dhe futeni në çantë. Nëse jeni midis miqsh mund të bëni edhe një lojë qesharake: vendosini të gjithë smartphone-t mbi tavolinë lart njëri-tjetrit. I pari që thyen rregullin “pa telefon”, paguan porositë. Ndërkaq, si alternativë, merrni në konsideratë blerjen e një celulari ekonomik, një nga ata të vjetrit me pak funksione dhe pa internet, që mund ta përdorni posaçërisht kur dilni me miqtë. Natën fikeni dhe mos keni frikë se nuk do t’ia arrini të zgjoheni ditën e nesërme: zilja e zgjimit bie edhe kur e keni të fikur, për fat të mirë ekziston edhe një opsion i tillë!

2 në 3 njerëz kanë varësi ndaj telefonit

phoneaddiction_2249742bDy nga tre përdorues të celularit terrorizohen nëse nuk e kanë telefonin me vete. Të dhënat kanë dalë nga një studim që arrin në përfundimin se numri i atyre që vuajnë nga varësia ndaj telefonit është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Kështu, ata që kanë nomofobi, ose frikë nga mungesa e telefonit, ka shkuar në 66 për qind të përdoruesve nga 53 për qind që ishte 4 vite më parë. Mbi të gjitha nga nomofobia vuajnë të rinjtë nga mosha 18-24 vjeç. 77 për qind e tyre thonë se janë nomofobikë.

 

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI