Si të përdorësh faqen e Superlibrit?

A dëshironi një vend të sigurt për fëmijët ku mund të luajnë lojëra shumë të bukura online, të mësojnë më shumë rreth Biblës dhe të rriten në besim? Faqja e fëmijëve të Supërlibrit është pikërisht për këtë!

Ja disa hapa:

  1. Vizito faqen Superlibri. Tv

Linku: superlibri.tv

2.Zgjidh gjuhën shqipe

 

superlibiri

3.Regjistrohu falas: (për ata që janë nën 13). Regjistrohu ne faqen e fëmijëve të Superlibrit dhe prindërit tuaj do të marrin një njoftim me e-mail ku do të jenë në dijeni që ju i jeni bashkuar rrjetit të Superlibrit.

superlibiri

4.Shikoni llojet e ndryshme të aktiviteteve brenda faqes dhe mblidhni pikë ndërsa luani online

superlibiri

5.Hyni falas në faqe, luani, dhe ndër veproni me aktivitetet:

    • Luani lojëra për fëmijë, regjistroni pikët tuaja,
    • Dëgjoni radion,
    • Përdorni krijuesin e karaktereve,
    • Bëni pyetje ndërvepruese rreth Perëndisë.
    • Lexoni këshilla nga Bibla,
    • Merrni pjesë falas në konkurse.

superlibiri

6.Argëtohuni në faqen e Superlibrit ndërsa në të njëjtën kohë ju:

    1. Mësoni nga Bibla,
    2. Rriteni në njohuri,
    3. Përmirësoni marrëdhënien tuaj me Jezus Krishtin.

superlibiri

7.Lexoni e-mailet periodike që u dërgohen prindërve tuaj:  Ato ju tregojnë për lojërat e reja që janë shtuar në faqe dhe për konkurset e ardhshme që mund të jenë me interes për ju dhe prindërit tuaj.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne
Grejsi Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. me ne fund nje sqarim per te qene… po e kerkonim shume kete faqen e internetit dhe tani eshte me thjeshte per femijet tane.. bless u guys.. really good work.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI