Si të organizosh mendimet logjikisht

Në botën e sotme që ecën shpejt dhe shpesh është e  trazuar, mendja jote mund të jetë duke u përpjekur të kuptoj gjithçka. Mund të ndjehesh sikur mendimet i ke të ngatërruara dhe e kalon ditën duke kërcyer nga një gjë në tjetrën pa ndonjë tranzicion logjik. Edhe pse shumë njerëz bien në këtë rutinë, mund ta marrësh veten nga kjo situatë dhe të sjellësh mendimet në rend. Teknikat si të shkruarit e mendimeve, zvogëlimi i sasisë së informacionit që mendja duhet të trajtojë, dhe pushimi i mjaftueshëm për t’i përpunuar të gjitha mendimet, mund të ndihmojnë jashtëzakonisht të menduarit  logjik.

  1. Shkruaji mendimet.

Së fundi, shkrimi i mendimeve është një mënyrë e provuar dhe e vërtetë për t’i mbajtur ato në një linjë. Mbaj një ditar apo fletore që përdoret vetëm për mendimet tuaja. Shqyrtoje çdo ditë, javë ose muaj për të monitoruar sa të organizuara dhe logjike janë duke u bërë mendimet. Mund të shkruash çdo mendim, ose të mbash një ditar vetëm për disa mendime. Për shembull, mund të krijosh një ditar për të shkruar të gjitha mendimet që ke për planet e pushimeve tuaja.

  1. Vendosini prioritete në mendime.

Pavarësisht se sa i fortë mund të jetë përqendrimi yt, shpërqendrimi është gjithmonë duke pritur të të ngatërrojë mendimet. Kur mendja prezantohet me një stimul të ri, krijon një mendim të ri. Duhet të vendosësh nëse ai mendim është i vlefshëm, ose nëse duhet të vazhdosh të mendosh atë që po mendoje më parë. Këto prioritete janë ato që i bëjnë mendimet të ndjekin progresion logjik. Një shembull i prioritizimit mund të jetë injorimi i televizionit gjatë kohës që je duke u përpjekur të punosh.

  1. Ushtrohu

Të ushtruarit bën të lirohet endorfin, që përmirëson humorin. Gjithashtu ul nivelet e kortizolit, hormoni i stresit. Ky efekt i dyfishtë do të thotë se stërvitja ushqen trurin për pozitivitet dhe fokus. Këto të dyja janë kushtet për të pasur mendime të organizuara logjikisht. Edhe nëse nuk e pëlqen palestrën, mund të përfitosh shumë nga një shëtitje e rregullt ose nga një ecje e rregullt. Për sa kohë del dhe ushtrohesh, do të fillosh të ndjesh që mendja po i trajton gjërat në mënyrë më efektive.

  1. Bisedo me dikë.

Duke pasur dikë të cilit t’ia thuash idetë është e rëndësishme. Edhe vetëm duke folur me një person tjetër mund të ndihmojë të shohesh ndonjë gabim në logjikën tënde dhe të përmirësosh procesin e mendimit. Personi tjetër mund t’ju ofrojë gjithashtu këshilla dhe t’ju ndihmojë të shihni ndonjë gjë që nuk shkon me mendimin tënd. Për shembull, le të themi se ke një prezantim të rëndësishëm për të bërë në punë. Në vend që të hysh me një grumbull shënimesh, prezanto para një kolegu dhe merr disa këshilla. Kjo do të ndihmojë të rendisësh prezantimin logjikisht.

  1. Pastro shtëpinë ose zyrën nga gjërat e tepërta.

Të jesh në një mjedis që është rrëmujë mund ta bëjë trurin tënd të ndjehet klaustrofobik. Bëj që të mendosh më logjikisht dhe në formë më të organizuar duke pastruar dhe rregulluar hapësirën përreth. Ti mund ta kthesh pastrimin në një aktivitet të këndshëm duke ftuar  një mik ose një anëtar të familjes që të të ndihmojës të vendosësh se çfarë të mbash dhe ku ti vendosësh gjërat. Mund të kalosh një ditë të tërë duke bërë një festë pastrimi. Ftoni disa miq dhe shijoni edhe ca ushqime. Madje mund të shikoni edhe një film pasi pastrimi të ketë mbaruar.

  1. Shko në shtrat në një kohë të përshtatshme.

Trupi dhe mendja ndjek një orë biologjike të brendshme. Nëse mban një orar të rregullt dhe të shëndetshëm, kjo do të ndihmojë që truri të funksionojë në mënyrë optimale. Kjo është e rëndësishme për mbajtjen e mendimeve të organizuara dhe logjike gjatë gjithë orëve që qëndrojmë zgjuar. Medito para se të flesh që gjumi të vijë më shpejt. Të ushtrohesh gjatë  ditës do të ndihmojë të duash të shkosh në shtrat më herët në mbrëmje.

  1. Vendosi vetes si qëllim që të bësh shtatë deri në tetë orë gjumë.

Përveç se të shkosh në shtrat herët, duhet të flesh gjithashtu mjaftueshëm. Sasia optimale e gjumit (për shumicën e njerëzve) është midis shtatë dhe tetë orë. Jo vetëm që kjo i jep trurit energjinë e nevojshme për të menduar logjikisht, por gjumi gjithashtu ndihmon trurin të konsolidojë mendimet në kujtime logjike dhe të organizuara. Shmangni gjërat si vakte të bollshme, alkool dhe kafeinë në mbrëmje vonë. Këto mund të mbajnë trupin tuaj të stimuluar dhe zgjuar në kohën e gjumit.

  1. Kufizo aktivitetet që bën në shtrat.

 Sa më shumë gjëra që truri shoqëron me gjumin, aq më e vështira kanë për të qenë clodhja dhe gjumi. Mbaji gjërat si televizorë, kompjutera, telefona celularë dhe gjëra të tjera shpërqëndruese jashtë dhomës së gjumit. Nëse e bën ke për të fjetur më shpejt dhe më mirë.

  1. Pusho gjatë ditës.

Për të shmangur rraskapitjen dhe trullosjen, duhet të lësh mendjen të pushojë gjatë ditës. Rekomandimet ndryshojnë nga 15 minuta në ditë deri në 15 minuta në orë. Merr sasinë e kohës që të nevojitet për të organizuar mendimet dhe do shohësh një përmirësim në punën që bën dhe jetën personale.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI