Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.-Psalmi 1 : 2
Shumë gjëra kërkojnë vëmendjen tonë. Ne jemi të kushtëzuar të përvetësojmë informacionin sa më shpejt të jetë e mundur ndaj mund të jetë një luftë për t’u përqëndruar në koncepte që kërkojnë më shumë kohë ose studim.
Kur bëhet fjalë për Shkrimin, çelësat për të luftuar shpërqendrimin gjatë leximit janë: të lexoni me zë të lartë, të shkruani një përmbledhje të asaj që lexoni me fjalët tuaja ose të dëgjoni në audio leximin e Biblës. Meditimi mbi Shkrimin është gjithashtu një praktikë e mirë. Ju mund të meditoni duke qëndruar në heshtje, duke parë referencat që janë në Bibël ose të kërkoni në internet në kontekstin gjuhësor dhe kulturor të pasazhit. Kjo është për ata që studiojnë Biblën. Për të tjerët, meditimi mund të përfshijë memorizimin e vargjeve përmendësh, në mënyrë që të mbajmë të vërtetën, ngushëllimin dhe shpresën në mendjet tona pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi. Mund të meditoni mbi Shkrimin duke e përsëritur atë vazhdimisht, apo edhe duke e kënduar atë varg ose pasazh!
Kushtojini kohën e duhur studimit të Biblës. Meditimi është si të shijoni një vakt ushqimi në vend që ta gëlltisni pa e përtypur. Kur meditoni mbi Shkrimin mund të nxirrni dhe kokluzionet tuaja dhe t’i kërkoni Perëndisë të hetojë mendimet tuaja. Mos u dekurajoni nëse shpërqëndroheni, sepse është e natyrshme. Në vend të kësaj, ridrejtojeni butësisht mendjen tuaj drejt Shkrimit dhe meditoni mbi të. Praktika do ta bëjë më të natyrshme meditimin mbi Shkrimin dhe do ta ndihmojë Fjalën e Perëndisë të depërtojë në të gjitha fushat e jetës suaj.