Lajmi Fundit
prev next

Isaia 11:10: ” Atë ditë do të ndodhë që rrënja e Isait do të ngrihet si një flamur për popujt; kombet do ta kërkojnë dhe vendi i prehjes së tij do të jetë i lavdishëm.”

Rrënja e Isait në këtë pasazh është Jezusi. Kjo është një profeci për ardhjen e mbretit nga linja e Davidit.

E gjithë tabloja këtu është që kombet do ta kërkojnë Atë. Qëndrimi i Tij do të jetë një sinjal për njerëzit, ndaj tabloja është për të gjithë njerëzit që do të vijnë te Jezusi. Të gjitha kombet do të vijnë te Jezusi dhe prandaj ky pasazh do të jetë një nga tablotë më të qarta që do të shohim në Dhiatën e Vjetër për mënyrën se si Jezusi do të bëhet i njohur, do të adhurohet dhe do të shpallet mes të gjitha kombeve të botës. Njerëzit nga çdo fis dhe gjuhë do të mblidhen përreth Tij dhe do ta adhurojnë.

Është interesante që Pali përdor këtë varg te Romakët, kapitulli 15, kur ai flet për dëshirën e tij për ta parë Krishtin të predikuar në vendet ku nuk është bërë i njohur. Ai dëshiron që ta çojë ungjillin te ata që nuk e kanë dëgjuar kurrë, dhe kështu, përdor Isaia 11, vargu 10, për të thënë: “Kombet kanë nevojë ta njohin Jezusin, rrënjën e Isait.”. E njëjta gjë është e vërtetë edhe sot. Ka kombe, ka grupe njerëzish, ka fise dhe gjuhë ku emri i Jezusit nuk është bërë i njohur.

Në mendje kam njerëzit. Mbaj mend që një herë e kam lexuar këtë pasazh ku po ecja përgjatë disa fshatrave të paarritura në Nepal. Me “të paarritura” dua të them që nuk janë fituar me ungjillin, me të vërtetën dhe me emrin e Jezusit. Unë shkoja te këta njerëz në këto fshatra. Ne komunikonim me një përkthyes dhe unë pyesja: “Ke dëgjuar për Jezusin?”. Dhe ata më thoshin: “Kush është Ky?”. Ata mendonin: “Mos është ndonjë në fshatin këtu pranë që nuk e kam takuar? Për kë je duke folur?”. Ata nuk e kishin dëgjuar emrin e Jezusit. Ka njerëz të tillë ngado nëpër botë. Qindra miliona prej tyre.

Sot dua që të lutemi për njerëzit në Uzbekistan dhe Afganistan. Rreth tre milionë njerëz, shumë pak prej të cilëve janë ndjekës të Jezusit. Shumica e tyre nuk kanë thuajse asnjë njohuri rreth Jezusit. Unë kam dëshirë që të lutemi për ta. Ndaj dua t’ju drejtoj në lutje për ta dhe për shumë të tjerë si ata. Le të lutemi:

Jezus, Ti meriton që të të lavdërojnë të gjitha kombet. Një ditë të gjitha kombet do të lavdërojnë, ndaj Perëndi, fitoji ata. Ne lutemi të t’i fitosh ato kombe që të lavdërojnë emrin e Jezusit. Ndihmoji ata që të njohin emrin e Jezusit, dhe më pas të besojnë në emrin e Jezusit dhe ta adhurojnë emrin e Jezusit. Ne lutemi për Uzbekistanin dhe Afganistanin. Zot, ne lutemi për përhapjen e ungjillit mes tyre. Ne lutemi që burra, gra, djem dhe vajza që nuk kanë thuajse aspak njohuri për emrin e Jezusit të mund ta dëgjojnë atë emër. Perëndi, përdori jetët tona, përdori kishat tona për ta bërë këtë gjë realitet.

Të lutem, Zot, përdori burimet tona për ta bërë atë gjë realitet, kështu ata do të të njohin dhe do të të adhurojnë dhe do të gëzohen në Ty. Ata do të të kërkojnë dhe do të pushojnë në Ty. Perëndi, puno mes popullit të Uzbekistanit dhe mijëra njerëzve si ata. Perëndi, ne të lutemi të përdorësh jetët tona, të përdorësh familjet tona, të përdorësh kishat tona për të bërë që kombet të adhurojnë Jezusin. Në emrin e Tij ne lutemi, amen.

 

Si të meditojmë mbi Shkrimin?
Buzëqesh

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>