A mundet një fëmijë ta kuptojë realitetin e një Perëndie të padukshëm? A mundet që një fëmijë të kuptojë shpëtimin dhe domethënien e vdekjes së Krishtit në kryq?
Disa njerëz thonë se duhet të presësh për të folur me fëmijët rreth besimit, shpëtimit dhe çështjeve të tjera frymërore, derisa ata të mund të mendojnë në mënyrë abstrakte. Më vonë, gjatë adoleshencës së tyre, ti mund të arsyetosh me ta, nga mendja në mendje, nga intelekti në intelekt. Por prindërit të cilët zgjedhin të presin, shpesh herë frikësohen kur shikojnë që fëmijët e tyre rriten pa patur rrënjë shpirtërore dhe kjo vetëm për shkak të mosmbjelljes së farërave të së vërtetës në vitet e para të fëmijërisë.
Tek Fjalët e Urta 22:6, fjala e Zotit thotë: Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.
Fëmijët e vegjël janë më të aftë të reagojnë ndaj mesazhit të shpëtimit sesa të rriturit. Ata ta krijojnë qartë idenë se kur janë të hapur për të ndryshuar, e të gatshëm për të pranuar Shpëtimtarin.
Tek Mateu 18:1–4 lexojmë: Në atë orë dishepujt iu afruan Jezusit dhe e pyetën: Kush është, pra, më i madhi në mbretërinë e qiejve? Dhe Jezusi, pasi thirri një fëmijë të vogël pranë vetes, e vuri në mes tyre dhe tha: Në të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve. Kush, pra, do të përulet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve.
- Fëmijët kanë kuriozitet, ata pyesin me zell të madh për çdo gjë.
- Janë të përulur. Fëmijët janë mësuar të jenë nën autoritet; si rrjedhojë, ata janë të mësueshëm.
- Janë plot imagjinatë. Fëmijët janë në gjendje që të krijojnë një pamje mendore të të padukshmes.
- Janë më pak mosbesues. Fëmijët e kanë të lehtë që të besojnë tek e mbinatyrshmja.
- Kanë kujtesë të mirë. Fëmijët mund ta ruajnë atë që nuk e kuptojnë, më lehtë se të rriturit.
- Ata nuk kanë zemra të ngurtësuara.
Gjëra praktike për përgatitjen e zemrës së një fëmije
- Portretizo karakterin e Krishtit. (Titit 2:7–8)
- Lavdëroje Perëndinë në prani të fëmijëve të tu për bekime specifike. (Psalmi 34:1)
- Luaj muzikë dhe këndo këngë të krishtera me fëmijën tënd. (Psalmi 66:1–2)
- Gjej një kohë gjatë të cilës të lexosh Shkrimet e të flasësh rreth tyre. Një kohë kjo e përdishtme devocionale familjare. (2 Timoteut 3:14–15)
- Përgatit vargje Shkrimi përmendësh të shkruara nëpër shirita apo skeda. (Psalmi 119:11)
- Lutu me zë bashkë me fëmijën tënd e për fëmijën tënd. (Kolosianëve 1:9–10)
- Bëj prioritet programe të vazhdueshme frymërore për fëmijën tënd. (Fjalët e Urta 22:6)
- Luaj lojëra krijuese të cilat vënë Perëndinë në fokus.