3 udhëzime për t’u përballur efektivisht me stresin

Tensioni në vetvete, nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Kujtoni, violina ka bukurinë e tingullit, për shkak të tensionit të telave, ndërsa harku i përshkon butësisht ata; por tesioni i madh, do t’i këpusë telat.

Në thelb, ka tre reagime ndaj stresit në jetën e sotme. I pari është shpërfillja e stresit. Prapëseprapë, shpërfillja e stresit nuk është e dobishme dhe po kështu, edhe shpërfillja e shenjave të tij të acarimit dhe irritimit, që janë sinjale të problemeve. Shumë njerëz përpiqen ta anashkalojnë tensionin, njësoj sikur sistemi i tyre vepron nën abuzim. Këta janë ata njerëz që, kur ju ecni një hap pas tyre, thonë: “Nuk duhet të më trembësh kështu.”

Disa të tjerë përpiqen ta shmangin tensionin. Është urtësi të thuash “jo”, kur e kuptoni se, duke marrë më shumë përgjegjësi, vetëm se do ta shtoni tensionin, duke u përfshirë në aktivitete që e largojnë mendjen tuaj nga problemi i drejtpërdrejtë.

Më e mira, gjithsesi, është të përballeni me tensionin. Unë do të doja t’ju jepja të paktën tre mënyra, për t’u përballur efektivisht me stresin.

Udhëzimi #1:  Përballuni me stresin duke e vënë jetën në perspektivë. A ia vlen aq shumë ajo që që ju streson, sa të toleroni këtë shkallë stresi? Pyeteni veten: “Çfarë ndryshimi do të bëjë kjo, pas 100 vitesh? Apo pas 10 vitesh?” Ka mundësi që të jeni duke e mbivlerësuar rëndësinë e shqetësimit tuaj. Sa herë që unë jam i privilegjuar të eci përmes rrënojave të Romës apo Athinës së lashtë, apo të eci nën hijen e piramidave të Egjiptit, gjithmonë ndalem dhe reflektoj mbi gjërat që më kanë shqetësuar shumë. Në njëfarë mënyre, në qetësinë e atyre rrënojave të lashta, shpirti im thërret: “Nuk ia vlen gjithë ky tension, për këtë problem.”

Udhëzimi #2:  Përballuni me tensionin tuaj, duke u ushtruar fizikisht. Ky është një nga gabimet tanë modernë. Kur ju uleni në tryezë, apo shkoni në punë dhe nuk bëni më shumë se dhjetë-dymbëshjetë hapa në orë, muskujt do të tensionohen. Tensioni pra, është reagimi normal. Edhe sikur vetëm pak minuta ushtrime fizikë, do t’ju çlodhin dhe mendja juaj do të jetë shumë më e qartë. Ushtrimet fizikë kanë një efekt terapeutik, që e tejkalon ndihmën e qetësuesve që merrni, në shumicën e rasteve.

Udhëzimi #3:  Mësoni t’i besoni Perëndisë në vështirësitë tuaja dhe t’i lini problemet në dorën e Tij. Kjo është e vështirë dhe pikërisht në këtë pikë, ne shpesh dështojmë. Ne themi se besojmë në fuqinë e lutjes dhe përsëri, e shqetësojmë veten dhe e kthejmë në toptha të vegjël nervorë. Ulçera në stomak, shqetësimet me zemrën dhe hipertensioni, bëhen tregues të besimit tonë, apo të mungesës së tij. A jeni përpjekur ta kuptoni madhështinë e Perëndisë? Apo Ai është vetëm një koncept që nuk e ka pushtuar kurrë zemrën dhe jetën tuaj? Nëse jeni të krishterë, mësoni të pranoni fjalët e Shkrimeve që thonë: “…(Perëndia i) vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij.” (Efesianëve 1:11, KJV).  “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.” (Romakëve 8:28).

Duke mësuar t’i besojmë Perëndisë si Perëndi, do të thyejmë zakonin e tensionit dhe do të arrijmë të kuptojmë se ne jemi fëmijët e Tij. Kur jeni të tensionuar, largohuni nga dritat e qytetit dhe uluni e shihni yjet në qiell. Kujtoni se ata njihen me ata emra që njiheshin edhe shekuj më parë. Kujtoni fjalët e Psalmit 147:4 që na thonë se Perëndia i thërret yjet me emër, përmes madhështisë së pushtetit të Tij. Tani, thuajini vetes: “Nëse Perëndia mund të kontrollojë botën tonë—nëse Ai mund të zgjerojë qiejt—atëherë me siguri mund të më ndihmojë për problemet që kam.” Po, ju mund ta thyeni zakonin e tensionit, para se ai t’ju thyejë ju.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI