Si të krijojmë kohë për të lexuar?

Të lexosh është një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë.  Kur ne vendosim që të marrim kohë për të lexuar, kjo ndihmon në aftësinë tonë për të qëndruar të fokusuar, përmirëson dhe zhvillon fjalorin tonë, na bën më empatik, dhe bën që të përjetojmë përvoja të ndryshme që kalojnë personazhe të ndryshme, pavarësisht zhanrit që preferoni, qoftë ky biografi, mister, romancë, letërsi klasike, shkencë apo fantazi, apo aventurë, në çdo rast nuk është e vështirë që të përhumbesh në një libër.

Megjithatë, lista e gjërave që duhen bërë brenda një dite, është plot. E teksa ditët i  lenë vendin njëra tjetrës gjatë javës, duket se është një sfidë më vete që të gjesh pak kohë për të lexuar. Për këtë arsye, duhet që ta bëjmë këtë gjë me qëllim. Pra, të vendosim pak kohë mënjanë. Si mund ta bëjmë këtë?

1.Lexo herët në mëngjes, apo në përpara se të shkosh për të fjetur

Nëse nuk dëshiron që të shqetësohesh për të gjetur pak kohë për të lexuar, vendose alarmin e zgjimit 30 minuta përpara se zakonisht dhe nise ditën tënde duke lexuar. Nëse je person që të pëlqen më shumë të largosh mendimet nga problemet e të përditshmes përpara se të shtrihesh për gjumë, atëherë këtë mund ta bësh duke lexuar një libër të mirë.

2.Mos u largo nga shtëpia pa lexuar një material

Gjithmonë mbaj në çantë  një libër, gazetë apo revistë. Tani kanë dalë edhe pajisje të caktuara teknologjike që ofrojnë mundësinë për të lexuar. Asnjëherë nuk mund ta dish se kur mund të dalë kohë qoftë edhe për pak minuta, në mënyrë që të lexosh sadopak.

3.Shfrytëzo sa më shumë të jetë e mundur kohën kur udhëton për në punë

Nëse nuk të duhet të ngasësh vetë makinën, por përdor transportin publik, apo një automjet që kompania e ka vendosur në dispozicion për transportin e punonjësve, koha e udhëtimit mund të jetë shumë produktive për të lexuar dhe për ta nisur apo mbyllur ditën në mënyrë shumë të mençur.

 4.Filloje ditën me gjëra të vogla

Fillo të mendosh pak për titujt që lexon. Mundohu të lexosh dy artikuj të një gazete. Lexo nga një kapitull për çdo herë.  Nëse lexon një novelë nuk është e thënë që mund ta përfundosh menjëherë, por të paktën nise. Nëse lexon sikur pak faqe në ditë, do ta shohësh që shumë shpejt, minutat dhe faqet do të shtohen shumë shpejt.

5.Gjej libra që zgjojnë interesin tënd

Lexo libra që të pëlqejnë. Nëse do të lexosh vetëm novela, është krejt në rregull. Po e njëjta gjë vlen edhe për librat e biznesi apo  biografitë. Kur ti e gjen një zhanër që me të vërtetë të intereson, e ke me më shumë dëshirë dhe më të thjeshtë që të gjesh kohë.

6.Vendos qëllime

Vendos një limit kohor ose limit për faqet që do të lexosh. Për shembull, vendos që të lexosh një libër për një javë. Kur vendos qëllime, ti e di që ke përpara diçka me të cilën të duhet të merresh.

 7.Fillo të frekuentosh një klub libri

Nis  të ndjekësh një klub libri me miq, familje, apo me kolegët e punës. Zakonisht njerëzit mblidhen njëherë në muaj, ndaj të jesh pjesë e një grupi do të bëj që të jesh më i përgjegjshëm dhe do të motivojë që të vazhdosh të lexosh.

8.Ndërro shfaqjet televizive me një libër

Në fund të një dite të gjatë, ideja që mund të ulesh përpara një shfaqje televizive dhe të qetësohesh , duket ideja më e mirë në botë.  Në vend që të shohësh dy shfaqje njëra pas tjetrës, vendos të shohësh vetëm një dhe orën që të ngelet bosh, mund ta përdorësh si një kohë për të lexuar. Kështu mund të shijosh më të mirën, edhe nga televizioni edhe nga  libri.

9.Shëno që të kujtohesh

Njësoj siç mban shënim për një mbledhje apo një takim, mbaj shënime edhe për të lexuar. Nëse ende nuk e ke zakon të lexosh, kjo mund të të dalë nga mendja dhe mund të mos ta bësh fare. Duket se nuk ka më justifikime, le të gjejmë se kush është koha më  e përshtatshme dhe lexim të mbarë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI