3 arsye se përse plani i Zotit është më i mirë se plani yt

1.Ai sheh të ardhmen

Arsyeja më e madhe se përse plani i Zotit është më i mirë se sa plani ynë, është se Ai mund të shohë të ardhmen dhe ne nuk mundemi. Ne madje nuk mund të shohim as se çfarë do të ndodhë në minutën tjetër.  Gjithë çfarë mund të  bëjmë, është që të krijojmë hamendje  të mira, por vetëm Perëndia e di me siguri se çfarë do  të ndodhë nesër, javën e ardhshme, e vitet që do të pasojnë.  Ai mund të shohë në kufijtë e kohës që për ne janë të padukshme. Isaia shkruan për Perëndinë : “Sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua, që shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë, duke thënë: “Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen.” ( Isaiah 46:9-10)

Pra, a nuk do të doje t’i besoje më shumë planit të Perëndisë për jetën tënde se sa planit tënd? Nuk është shumë e vështirë si pyetje, apo jo? 

2.Rrugët e tij janë më të larta se tonat

Ne mendojmë se dimë se çfarë është më e mira për të ardhmen tonë, por vetë Zoti thotë :”Duke qenë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia”, thotë Zoti.  Planet tona shumë shpesh na shkërmoqen përpara duarve, por “planet e Perëndisë qëndrojnë përgjithmonë”.  Sa shumë më të larta janë mendimet dhe rrugët e Tij, nga të miat?  Tek Isaiah 55:9 thuhet:Ashtu si qiejt janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janė mė tė larta se mendimet tuaja. “

3.Ne planifikojmë, Ai drejton

Ne mund të mendojmë se e kemi në kontroll atë çfarë do të bëjmë, por Fjala e zotit thotë:

“Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.” Po ashtu është shkruar : “Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar”.  Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por do të ndodhë ajo që ka vendosur Perëndia. Ti mendon se je duke hedhur hapat vetë drejt se ardhmes tënde,  por “ hapat e njeriut drejtohen  nga Zoti”, pavarësisht nëse ti e di këtë apo jo.  Edhe Jeremia e kishte kuptuar se jetët e njerëzve nuk janë të tyret, ai shkruan “O Zot, unë e di që rruga e njeriut nuk varet nga fuqia e tij dhe njeriu që ecën nuk ka fuqi të drejtojë hapat e tij”

Përfundimi

Ka me siguri më shumë se tre arsye se përse plani i Perëndisë është më i mirë se i yni për jetët tona. Është më mirë që t’i besojmë Perëndisë për të ardhmen tonë, në vend se t’u besojmë planeve tona. Kjo nuk do të thotë të mos kemi ëndrra, apo mos të krijojmë asnjë plan për të ardhmen tonë, por ajo çfarë duhet të dimë është se rrugët e Tij janë gjithmonë  më të larta e vullneti i Tij do të mbizotërojë gjithmonë. Është vetëm Perëndia që e njeh të ardhmen, e jo neve.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI