Si të jetosh me jetën e dhënë?

Nga fundi i libri të saj me titull “Shtegu i thyer”, autorja En Voskemp i lë lexuesit e saj me një mendim sfidues përmes vetëm dy fjalëve: jetë e dhënë. Ajo na inkurajon që ta ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj rrethanave në jetë që na kërkojnë të veprojmë me hapa të ngadaltë. Shumë nga ne kemi një ide të prerë për atë se çfarë do të bëjmë për çdo ditë. Por shpesh, kur nevojat dhe pengesat shfaqen krejt papritur gjatë ditës, ne mërzitemi dhe priremi të mendojmë se të tjerët po “marrin” nga ne. Po, ne priremi ta jetojmë jetën sikur na “e marrin”, jo sikur “e japim”.

Por, po atëherë kur djali ju telefonon nga shkolla dhe ju kërkon të çoni një raport në klasë sepse ai e ka harruar ta marrë me vete dhe afati i fundit është sot? Po atëherë kur fqinja ka nevojë të blejë ushqime, a do të ishte e volitshme që në programin tuaj t’i shtonit listës edhe blerjen e ushqimeve për të gjatë kthimit nga puna në shtëpi? Po telefonata që duhet t’i bëni zonjës në kishë e cila sapo ka humbur bashkëshortin e saj? A mund të jetoni sot me jetën e dhënë?

Por po sikur ta jetojmë çdo ditë me jetën e dhënë? Atëherë do të jetonim ashtu si jetoi Jezusi. E gjithë jeta e Tij u dha për të tjerët. Ai përdori fuqinë shëruese për të hequr dhimbjen nga ata që shkonin tek Ai për ndihmë. Ai ofroi falje për ata që ishin të mposhtur nga mëkati. Edhe në vdekjen e Tij, Ai dha falas nga Vetja. Ai tha: “Unë e jap jetën time që ta jap përsëri. Askush nuk e merr nga unë, por e jap nga jeta ime; unë kam pushtet ta lë” (Gjoni 10:17, 18). Po, Ai e dha lirisht Veten për të tjerët.

“Jetë e dhënë.”Nëse kjo do të ishte mënyra se si duhet të jetojmë çdo ditë, mërzitja dhe ndjenjat e këqija do të zbeheshin. Është një mendim sfidues.

A është ndokush në jetën tuaj për të cilin duhet të jetoni me “jetën e dhënë”?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI