Nga:

Si të gjeni lumturinë dhe shërimin emocional duke falur

pexels roberto nickson 2609463

Shpeshherë falja e vërtetë mund të jetë një gjë shumë më e vështirë për t’u bërë sesa mund të mendohet. Për disa persona të falin mund të jetë diçka e pamundur.

Të lësh dhimbjen dhe zemërimin nuk është detyrë e lehtë. Edhe ata që ndihen të suksesshëm në faljen e tyre, herë pas here duhet të rishikojnë angazhimin e tyre.

 

Si të filloni proçesin e faljes…

Procesi i faljes kërkon që ju së pari të kuptoni se të falësh dikë mund të duhet edhe kohë. Koha që nevojitet mund të ndryshojë nga personi në person dhe nga situata në situatë. Nëse dëshironi të falni dikë, duhet të filloni me të qenit i mirë me veten dhe i vetëdijshëm për ndjenjat tuaja.

Nëse jeni lënduar, do të duhet të merreni me dhimbjen tuaj në mënyrë që të jeni në gjendje të falni vërtet personin që e ka shkaktuar atë. Nëse nuk e bëni atëherë falja që ofroni nuk do të jetë efektive ose e qëndrueshme.

  • Identifikoni dhimbjen tuaj dhe shpreheni me fjalë.

Kjo mund të jetë përmes bisedës me një mik të besuar ose me një antar të familjes me të cilin jeni rehat.

  • Përcaktoni atë që nuk dëshironi tek vetja juaj

Të jesh në gjendje të identifikosh gjendjen tende aktuale dhe të duash ta ndryshosh atë  mund të jetë një pikë e mirë fillestare për të filluar proçesin e faljes.

  • Angazhohuni për të ecur përpara

Kjo mund të nënkuptojë heqjen dorë nga inati dhe zemërimi, ose gjithashtu mund të përfshijë largimin nga persona që mund të jenë toksikë për jetën tuaj.

  • Kujtojini vetes se falja është për ty dhe jo ata.

Të jesh në gjendje të falësh dhe të lësh zemërimin tënd mënjanë,  të lejon të jetosh jetën e qetë dhe të bësh gjëra pozitive dhe të shëndetshme duke ecur përpara. Të falësh kërkon forcë  dhe përkushtim për të qenë personi që Perëndia ka synuar të jeni.

Përfitimet e të falurit.

Mbajtja e dhimbjes dhe zemërimit çon në shumë probleme shtesë të mëdha. Pakënaqësia ndaj personit që ka shkaktuar këtë dhimbje çon në zemërim, depresion, madje edhe sjellje abuzive. Përveç kësaj, ekzistojnë një mori problemesh shëndetësore që mund të shkaktohen nga grindje emocionale të pazgjidhura. Stresi që shkaktojnë këto emocione negative mund të çojë në probleme të zemrës, goditje në tru, presion të lartë të gjakut, çrregullime të ngrënies dhe shumë rezultate jo të shëndetshme.

Nga ana tjetër, falja shmang stresin dhe çon në një qëndrim pozitiv të gjendjes suaj shpirtërore. Në të vërtetë ekziston një lidhje e  veçantë midis faljes dhe mirëqenies së përgjithshme. Të falësh të tjerët është e dobishme për shëndetin tënd emocional, fizik dhe shpirtëror.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI