Si të evitojmë sëmundjet, përpara se të jemi në fazat e fundit?

Kapja në kohë e ç’rregullimeve të funksionimit të organeve tona është mjaft e rëndësishme. Natyropatia është e njohur në të gjithë botën, e aprovuar dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Arben Gjoni, mjeku natyropat i diplomuar në Itali gjatë një interviste për TV7 Albania foli mbi natyropatinë, disiplinën që praktikon mjekësinë komplementare. Shpesh e ngatërrojnë me mjekësinë popullore, por natyropatia është një disiplinë për të cilën përgatitesh në shkollë. 
“Për të shpjeguar natyropatinë, mund tju them që mjekësia ndahet në dy degë: allopatia dhe natyropatia. Allopatia është mjekësia zyrtare (mjeku familjes, ministria e Shëndetësisë) ndërsa natyropatia nuk është zyrtarë por është e njohur në të gjithë botën. Allopatia është kur ne sëmuremi dhe drejtohemi tek mjeku. Ndërsa natyropatia, nuk duhet të presësh derisa të sëmuresh për t”u drejtuar tek mjeku. Përpara sesa ne të sëmuremi, kemi disa shenja të tjera të cilat na lajmërojnë se çfarë problemesh mund të kemi në të ardhmen. Nëse eleminojmë këto shenja më parë, evitojmë të sëmuremi. Njeriu duhet të mësohet që ka një gjë shumë të çmuar që quhet shëndet. Këtë duhet ta ruajmë sa më shumë e sa më mire”.
Sipas mjekut Gjoni, natyropatia dallon nga mjekësia popullore. E për këtë, ai jep shpjegimet e tij.
“Mjeku allopat ka mbaruar studimet pë mjekësi dhe ka një diplomë për mjekësi. Mjeku alternativ ka mbaruar studimet në mjekësi por kuron në mënyrë alternative( në vend që të japë ilac sintetik, jep ilaç bimor”. Mjeku naturopath ka përfunduar mjekësinë por ndryshon sepse në vend që të mësojë për sëmundjet dhe ilaçet, meson procesin para sëmundjes, por jo me ilaçe por kurim në mënyrë natyrale”.
Mjeku natyropat në një vizitë kryen tre kontrolle të rëndësishme. “Për të arritur në një përfundim sa më të saktë, në të njëjtën vizitë kryej tre kontrolle. Bëhet një skanim i sipërfaqes së syrit të Irisit sepse aty mund të shfaqen disa shenja që na japim informacion. Më pas kryhet vizita e kizenologjisë së aplikuar dhe skeda ushqimore e jetësore për të parë sesi jeton pacienti. Shpeshherë problemet tona, mund të lidhen me punën, me ushqimin etj. Zakonisht të gjithë pacientëve u jepet një orientim të përgjithshëm sepse shumë njerëz nuk kanë orientim të përgjithshëm sesi duhet të ushqehen. Po ashtu, u jepet një orientim i specifikuar mbi problemet që ka”.
Sipas mjekut Gjoni, në momentin që në bazë të testeve të tij, rezulton që problemi që ka pacienti është i rëndë, i drejton ata tek mjekët specialistë(në varësi të specifikës që ka).
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e bashkangjitur;

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI