Rrëfeni fajet njëri tjetrit dhe lutuni për njëri tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt. – Jakobi 5:16
A luteni me zë me besimtarët e tjerë? Lutja së bashku dhe për njëri – tjetrin sjell unitet dhe inkurajim. Kur lutemi me një mik ( apo qoftë edhe me dikë që sapo e kemi takuar) përfshihemi në një bisedë me Perëndinë ku ndajmë mendimet dhe ndjenjat tona të sinqerta.
Mund të lutesh për dikë sapo dikush ndan një kërkesë lutjeje me ty. Me anë të lutjes së menjëhershme futeni në prezencën e Perëndisë me shpresë se miku juaj do të inkurajohet. Kur dikush të shkruan: Jam e trishtuar dhe e dërrmuar,” mund ti përgjigjesh me një lutje si kjo: “ Jezus, ngushëlloje miken time për çka ka humbur. Unë e dua por Ti e do atë më shumë”. Kur lutemi me njëra tjetrën jo vetëm që ftojmë prezencën e Perëndisë në mesin tonë por edhe i rikujtojmë njëra tjetrës të vëertetën, shpresën dhe ngushëllimin që gjejmë në Jezusin.
Bisedat e vazhdueshme me Perëndinë na afrojnë më shumë me Të, dhe lutjet e vazhdueshme për dhe me miqtë tanë na jep privilegjin të dimë se ne çfarë vështirësish po ecin. Tek Luka 11: 5- 10, Jezusi na nxit të trokasim në derën e miqve tanë në mes të natës deri sa ata ta hapin dhe ndihmojnë. Por edhe ne mund ti ndihmojmë ata nëse e dimë se për çfarë kanë nevojë. A po lutesh për dikë në nevojë sot?
Lexoni Jakobi 5:13-18 , Luka 11:1-13