Fryma punon vazhdimisht për t’i bërë besimtarët të ngjashëm me imazhin e Krishtit, në mënyrë që  të ndikojnë tek jobesimtarët.

Romakëve 8:1-17

Nëse jeni besimtar në Jezu Krishtin, Fryma e Perëndisë është duke vepruar në ju, pavarësisht nëse e ndjeni praninë e Tij apo jo. Ai po i transformon  të krishterët në  imazhin e Shpëtimtarit dhe dëshmi e këtij transformimi janë frytet e Frymës si: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besnikëria, butësia dhe vetëkontrolli (Gal. 5: 22-23). Këto fryte nuk mund t’i krijojmë vetë, por  janë rezultat i një jete të dorëzuar ndaj Frymës  dhe bindjes ndaj Tij.

Nuk duhet ta nënvlerësojmë ndikimin e fryteve të frymës ndërkohë që  jobesimtarët  na vëzhgojnë se si reagojmë ndaj presionit, tundimit, vuajtjes ose një sërë problemesh. Kur demostrojmë  paqe në vend të ankthit ose kur praktikojmë durimin në vend që të themi një fjalë tendecioze, jemi duke dhënë  dëshmi për bukurinë e ungjillit.

Një mënyrë se si Perëndia përdor jetët e mbushura me Frymë është të krijojë kuriozitet tek jobesimtari – dhe një derë të hapur ndaj mesazhit të shpëtimit. Kudo që të jeni ose çfarëdo që të bëni, mund të jeni  një dëshmitar i fuqishëm për Jezu Krishtin kur ecni në bindje ndaj Frymës së Shenjtë.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI