Ndërprerjet e jetës janë mundësi për t’i besuar Zotit dhe për ta parë Atë duke punuar.
Numrat 22:15-35
Bilbili e tërheq vëmendjen tonë menjëherë sapo dikush i bie, apo jo? Përdoret për të kontrolluar sjelljen e padisiplinuar, për të sinjalizuar fillimin ose përfundimin e një ngjarjeje ose për të ndërprerë veprimin. A e keni menduar ndonjëherë se edhe Zoti ka një “bilbil”? Nuk është ai që dëgjojmë me veshët tanë, por është efektiv për të tërhequr vëmendjen tonë dhe për të ridrejtuar jetën tonë.
Në pasazhin e sotëm, Perëndia përdori një gomar si “bilbilin” e Tij për të ridrejtuar Balaamin, por ai ishte aq i pavëmendshëm sa Zoti bëri që gomari ti fliste. Edhe pse nuk do të dëgjoni ndonjë gomar që t’u flasë, Perëndia ka ende mënyrat e Tij për të tërhequr vëmendjen tuaj.
Ndonjëherë Ai përdor shpirtin e shqetësuar ose ndonjë pakënaqësi pa arsye në jetën e dikujt. Në raste të tjera, mund të jetë një fragment nga Shkrimi ose diçka që një person thotë dhe na bën të ndalojmë. “Bilbilat” e Perëndisë kanë shumë forma si: sëmundje, humbje financiare, tragjedi, zhgënjime, humbje, vështirësi ose dështime.
Çfarëdo situate që përdor Zoti, përgjigja jonë duhet të jetë ta kërkojmë shpejt Atë në lutje. Ai meriton vëmendjen tone gjatë gjithë kohës, por shumë shpesh ne preokupohemi me rrethanat tona dhe nuk arrijmë t’i njohim ato për atë që janë. Herën tjetër që Zoti do ta ndërpresë jetën tuaj në çfarëdo lloj mënyre, lëreni situatën t’ju shtyjë të ktheheni tek Ai dhe të kërkoni drejtimin e Tij.