Kam punë për të bërë!

Bashkëshortit tim Haroldit i pëlqen t’i pyesë fëmijët: “Cila është mosha që mund të konsiderohesh plak?”. Ai merr përgjigje nga mosha 50 deri në 100 vjeç. Unë mendoj se ne nuk jemi pleq derisa të arrijmë një moshë kur Perëndia nuk ka më asgjë për ne këtu. Ndonjëherë Haroldi thotë: “Perëndia më vendosi në tokë për të përmbushur disa gjëra të caktuara dhe duke qenë se jam mbrapa me këto gjëra, jam i bindur që nuk do të vdes kurrë!”.

Ne nuk duam asnjëherë që ta mendojmë veten si pleq. Nëse thinjat tregojnë që një person është plak, mendoj se unë jam plakë tashmë. Por me ndihmën e parukieres sime nuk do t’i shihnit kurrë thinjat e mia. Sidoqoftë, ditët e fundit kam kuptuar se ka ardhur koha të mendoj seriozisht se çfarë mund të arrij ndërsa jam ende në tokë.

Natën që im atë shkoi në shtëpi te Zoti, ai i kërkoi Haroldit t’i lexonte Psalmin 71. Vargu 18 thotë: “Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis, derisa t’i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë.”. Im atë, që ishte 89 vjeç e pyeti Haroldin: “Harold, a mendon se unë e kam bërë këtë?”. Në të vërtetë Haroldi u habit nga pyetja e tij. Babai im nuk kishte kërkuar kurrë aprovim. Dhe Haroldi iu përgjigj menjëherë: “Baba, nëse është dikush që e ka bërë këtë, ai je ti.”. Ai kishte shërbyer për rreth 75 vjet. Një orë më vonë ai ishte i sigurtë në krahët e Jezusit.

Në këtë udhëtim drejt hirit që të gjithë jemi, do të vijë dita kur secili prej nesh do të arrijë në destinacion. Para se të mbërrijmë atje, unë personalisht dua të kem shfrytëzuar çdo mundësi për t’i shpallur brezit tjetër fuqinë dhe mrekullitë e Perëndisë. Kjo do të thotë se kam ende punë për të bërë… kam fjalë për të shkruar, njerëz për të influencuar, bindje për të treguar ndaj Zotit. A mendoni edhe ju kështu? Si kompozitor, Xhon Mor shkroi: “Të gjithë ata që vijnë pas nesh na gjetshin besnikë!”.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI