Si e përdor Perëndia vuajtjen për mirë?

Në kohën e Jezusit zakonisht mësohej se vuajtja është gjykim. Për shembull, kur dishepujt e Jezusit takuan një burrë të lindur të verbër, ata e pyetën Atë: “Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?” (Gjoni 9:2). Dhe Jezusi mori kohë për të korrigjuar këtë kuptim të rremë të Fjalës së Perëndisë. Me të vërtetë, Ai ofroi një thirrje zgjimi – ofenduese për ata që besonin se nuk kishin nevojë të pendoheshin.

Por, përpara se të kthehemi te korrigjimi i Jezusit, le të kujtohemi për mënyrat se si Perëndia i përdor vuajtjet tona në këtë botë për të mirën tonë.

Së pari, vuajtja ndihmon për të pastruar bijtë e Perëndisë. Ashtu si zjarri pastron atë që është e pastër dhe e vlefshme, po ashtu edhe ne pastrohemi nga kohët e vuajtjeve. Perëndia na lejon të ecim nëpër stinët e vuajtjeve për të prodhuar brenda nesh këmbëngulje, karakter dhe shpresë (lexoni Romakëve 5:3-4).

Së dyti, vuajtja na afron më shumë me Perëndinë. Pali duroi atë që ishte “shumë përtej aftësisë [së tij] për të duruar” duke u mbështetur te Perëndia (2 Korintasve 1:8-9). Zoti është me ne, na forcon dhe na ngushëllon.

Së treti, vuajtja na fuqizon të kemi dhembshuri për të tjerët që vuajnë. Ndërsa Perëndia na ngushëllon në vuajtje, ne pregatitemi të ngushëllojmë të tjerët (lexoni 2 Korintasve 1:4).

Së fundi, vuajtja na përgatit për të dhënë më shumë fryte. Kur kemi atë paqe që tejkalon të kuptuarit tonë, në situata që bota thotë se po na shkatërrojnë, kjo dëshmon për shpresën e përjetshme që kemi te Zoti ynë sovran e besnik. Pra, mos e shpërdoroni vuajtjen tuaj. Lëreni të formulojë dëshminë tuaj.

Turma që ishte mbledhur për të dëgjuar Jezusin, duke filluar nga Lluka 11, nuk e kuptonte këtë lloj vuajtjeje. Dukë marrë shtysë  nga mësimet e vështira të Jezusit, ata u përpoqën të nxjerrin në pah drejtësinë e tyre duke përmendur dy fatkeqësitë e fundit – fatkeqësi vdekjeprurëse që, në sytë e tyre, ishin tregues të qartë se ata që kishin vuajtur e kishin merituar (lexoni Lluka 13:1-5). Turma donte që Jezusi të binte dakord me sistemin e tyre të besimit dhe devotshmërinë e tyre. Por përgjigja e Tij i befasoi të gjithë.

Jezusi e bëri të qartë se ata që vdiqën nuk ishin mëkatarë më të mëdhenj se ata që mbijetuan. Ai siguroi turmën (dhe neve) se po jetojmë në kohë të trazuara; të gjithë duhet të pendohemi. Është vetëm për shkak të dashurisë së Tij që Perëndia i lejon mëkatarët të jetojnë. Ai është i durueshëm sepse dëshiron që ne t’i përgjigjemi ftesës së Tij të mëshirshme për të marrë shpëtimin nëpërmjet Birit të Tij. Të gjitha tragjeditë janë paralajmërime të dashura për t’u kthyer te Zoti dhe për t’i shpëtuar gjykimit të drejtë që po vjen.

Lutje: Atë, faleminderit për durimin që tregon me mua. Faleminderit që më nxorre nga errësira dhe më solle në Mbretërinë e dritës. Më ndihmo t’i shoh stinët e vuajtjes si mundësi për t’u afruar me Ty dhe si mundësi për t’u treguar të tjerëve shpresën e lavdisë nëpërmjet Jezu Krishtit. Në emrin e Jezusit, lutem. Amen.

“Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: “A mendoni ju se ata Galileas ishin më shumë mëkatarë nga gjithë Galileasit e tjerë, sepse vuajtën të tilla gjëra?” (Luka 13:2).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI