Lexo: Gjoni 13:12-17

Beta qeshi ndërsa shihte vëllanë e saj të vogël, Shonin, i cili po luante në dhomën e ndenjes. Ai kishte hipur mbi karrigen e preferuar të babait dhe po bënte sikur po lexonte gazetën. Kur kryqëzoi këmbët e tij dhe u përpoq që ato të arrinin mbështetësen e këmbëve, ai bërtiti duke thënë: “Më shiko! Jam si babi!”

Beta nuk duroi dot pa i dhënë Shonit një përqafim. “Prit këtu që të mund t’i tregojmë mamit sesa djali i rritur je tani!” tha ajo.

Kur Beta u kthye në dhomën e ndenjes me nënën, Shoni e kishte vendosur gazetën në prehrin e tij dhe po bënte sikur po flinte. Madje i kishte vendosur duart prapa kokës, njësoj siç bënte babai i tij, pasi mbaronte së lexuari gazetën. “A nuk është i mirë, mami?” pëshpëriti Beta duke qeshur. “Po përpiqet të sillet si babi.”

Nëna pohoi me kokë. “Kështu mësojnë fëmijët,” tha ajo, duke buzëqeshur. “Ata imitojnë njerëzit që shohin.”

“Po unë e kam bërë ndonjëherë këtë?” pyeti Beta. “Të kam imituar ty?”

“Sigurisht që po,” u përgjigj nëna. “Ti bëje sikur përgatisje darkën. Nxirrje tenxheret dhe tiganët nga rafti dhe më thoshe se po gatuaje pure patatesh!”

Beta qeshi. “Të paskam imituar, pra,” tha ajo. “Ende më pëlqen të gatuaj pure patatesh.”

“Në fakt, kjo më kujton atë që lexova në Bibël sot,” vazhdoi nëna. “Fëmijët imitojnë prindërit dhe të rriturit e tjerë, dhe Perëndia thotë se të krishterët duhet të imitojnë Jezusin.”

“Por ne nuk mund ta shohim Jezusin!

Si mund ta imitojmë dikë që nuk e shohim? Ne…” filloi të thoshte Beti. “Oh, prit pak! Ne kemi Biblën. Ajo na tregon se si jetoi Jezusi!”

“Po,” pranoi nëna. “Kjo është një nga arsyet përse duhet ta studiojmë atë. Ajo na tregon se si iu përgjigj Jezusi njerëzve. Ne mësojmë diçka për marrëdhënien që Ai kishte me Perëndinë, Atin. Gjithashtu shohim karakteristikat e personalitetit të Tij dhe mënyrën se si u soll Ai në situata të ndryshme. Ndërsa studiojmë jetën e Tij, mësojmë se si të jetojmë ashtu si Ai Vetë jetoi.”

Po ti kë imiton? Ndonjë prind? Ndonjë mësues? Ndonjë sportist të famshëm? Apo je duke mësuar si të imitosh Jezusin? Fëmijët dhe të rriturit gjithashtu, shpesh imitojnë njerëz të ndryshëm. Kjo nuk është diçka e gabuar nëse këta njerëz po e nderojnë Perëndinë. Por mos e kufizo veten duke i imituar ata. Sigurohu që Jezusi të jetë shembulli kryesor që ti ndjek. Për të kuptuar se si do të sillej Ai dhe se çfarë do të thoshte, studio Fjalën e Perëndisë. Më pas, përpiqu të mendosh se çfarë do të bënte Jezusi nëse do të ishte në vendin tënd, në çfarëdolloj situate. Imitoje Atë.

Imito Jezusin  !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI