Shumë të zënë për të jetuar- Varësia ndaj angazhimeve.

Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë. (Psalmi 46:10)

Për pak momente mundohu që të bësh një inventar. Pyet veten tënde, “ A kam  programuar gjithçka që në momentin që zgjohem në mëngjes, e deri sa shkoj në shtrat në mbrëmje?”A ke më shumë gjëra për të bërë sot, se sa kishe për të bërë vitin që kaloi? Pas pak, ti nis të mendosh se vlera jote personale, varet  në mënyrë absolute nga ajo çfarë vjen nga ti- kjo do të thotë që të numërosh gjithçka, edhe udhëtimet ku duhet të çosh diku fëmijët, apo se sa orë duhet të punosh, se sa shërbesa mund të fusësh në agjendën tënde. Të thuash “Jo” duket se bëhet gjithmonë e më e vështirë.

Sot kemi një varësi të re, e cila duket se po merr gjithmonë e më shumë viktima, një lloj sëmundje urbane që infekton jetët tona, duke na rrëmbyer qëllimin, kreativitetin, kohën e lirë, pushimin, e paqen e mendjes, kështu thotë Dr. Rick Foweler dhe Cassie Findley, të cilët kanë botuar së bashku librin me titull , Shumë Të Zënë Për Të Jetuar. Kjo është një varësi thonë ata, që duket se brezi ynë po e duartroket.  Në hyrje të librit autori shkruan, “ Në  shekullin e  njëzetë e një, kultura Perëndimore e përcakton suksesin, prej statusit, besueshmërisë dhe qëllimit, e kjo supozohet të arrihet vetëm nëpërmjet një aktiviteti shumë të lartë. Pasojat negative e të pashëndetshme që sjell zënia e të gjithë ditës me punë nuk vihen re, ose u atribuohen çështjeve të tjera.”

Pa e kuptuar as vetë, mund të bëhesh pre e të qenit i zënë vazhdimisht e kjo mund të të kthehet në varësi. Ti je gjithmonë e më shumë në ankth, niveli yt i stresit rritet, e ti irritohesh me ata që në vërtetë i do dhe i vlerëson. E thënë më qartë- ti nuk je më personi i dashur dhe  i kujdesshëm që ke qenë dikur- e kjo ndikon që të ketë më shumë konflikt e më shumë përçarje në shtëpitë dhe në jetët tona sot.

Pra, kush është nevoja më  e madhe që ke sot? Të kesh aftësi më të mira organizuese? Të dish se si të menaxhosh më mirë? Të mësosh se si të jesh më efikas?  Apo të shkurtosh pak agjendën tënde duke e kuptuar se nuk je një hero që mund të bësh gjithçka- e ç’është më e rëndësishmja- Perëndia nuk ka pasur asnjëherë për qëllim që t’i të bësh kaq shumë gjëra. Të duhet të mësosh se cilat janë gjërat për të cilat ja vlen të jetosh- e kjo nuk është të rritësh produktivitetin tënd por të rrisësh dhembshurinë tënde, faktin që kujdesesh për të tjerët, aftësinë tënde për t’u qetësuar e për t’u bërë personi që Zoti dëshiron që ti të bëhesh.

E vetmja mënyrë që të vendosësh prioritete, është që të dish se disa detyra dhe përgjegjësi nuk ja vlejnë aq shumë sa çmimi që ti paguan për t’i përmbushur ato.  Nevojat e tua nuk përfaqësojnë thirrjen tënde, e është shumë më mirë që të refuzosh të bësh prioritet numër një, ato për të cilat të duhet të sakrifikosh gjërat më të mira në jetë- gjëra të cilat Zoti i ka pasur qëllim për ty.

Shumë kohë më parë se të kishte kompjuterë, IPod, e pajisje të tjera të larta teknologjike që sjellin stres, Zoti tha “Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi” ( Psalmi 46:10.)  Fraza “ndaluni”  ka kuptimin që të përfundosh  përpjekjet e tua dhe aktivitetin tënd, që të bën të jesh vazhdimisht i zënë. “Ndaluni… pranoni që jam Perëndi.” A ka këtu ndonjë lidhje midis shkëputjes nga rrëmuja e jetës së përditshme dhe krijimit të  një jete në të cilën ke marrëdhënie me Perëndinë, një marrëdhënie e cila të bën të kuptosh se kompetencat e Tij, janë shumë më të mëdha se sa të tuat? Patjetër që ka.   Pikërisht për  këtë arsye të nevojitet koha e qetë. Nxitimi është  shkaku i shumë gabimeve tona, shumë prej të cilave i bëjmë në shpejtësi e sipër kur nuk kemi pasur kohë mjaftueshëm për të menduar mbi to, për t’u lutur mbi gjëra të tilla, e për të kërkuar mendjen e Zotit i cili e njeh të ardhmen dhe e di se çfarë është më e mira për fëmijët e Tij.

Për ta mbyllur. Ti je aq i zënë sa zgjedh që të jesh dhe  je aq i varur prej dëshirave për të pasur më shumë, aq sa e lejon veten që të jesh.  Merr kohë miku im. Largohu nga e gjithë rrëmuja dhe merr kontrollin në jetën tënde, përpara se rrjedha të të kontrollojë ty dhe të dëmtohesh emocionalisht. Jeta është shumë e shkurtër për të mos e shijuar atë dhe njerëzit që Zoti ka vendosur pranë teje.  Ndalo dhe prano se Perëndia është Perëndi, se ti je një njeri, jo një robot apo makineri, e se vlera jote nuk varet nga ajo që ti prodhon.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI