Dashuri në veprim!

Dashuria e sinqertë urren të keqen dhe rebelimin kundër Zotit. Tregon vlerësim dhe nderim të vërtetë ndaj të tjerëve. Na detyron t’u japim atyre që janë në nevojë edhe nëse do të duhet të sakrifikojmë  nga ana jonë. Dashuria e sinqertë nuk është selektive, por derdhet mbi ata që nuk i do njeri. Dhembshuria dhe mëshira na bëjnë të japim dashuri.

Si duket praktikisht dashuria e sinqertë? Dashuri në veprim do të thotë të mbledhim gjethe për një fqinj të moshuar, të kujdesemi për fëmijën e një nënë beqare ose të gatuajmë ushqime për një familje në nevojë- edhe kur preferojmë të bëjmë diçka tjetër. Do të thotë të gjesh kohë për të ndarë Ungjillin me një jobesimtar, të lutesh me një mik në ankth ose të inkurajosh një fqinj të dëshpëruar.

Ka raste kur ndihma do të jetë e papërshtatshme. Nuk do të jetë koha e duhur për oraret tona të ngarkuara. Edhe përpjekja më e vogël do të duket e pamundur për trupat tanë të lodhur. Kostoja do të jetë më e madhe se sa mund të përballojmë.

Por dashuria e vërtetë përfshin sakrificë dhe nuk ka shembull më të mirë për këtë se Shpëtimtari ynë. Jezusi tha: “Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve. Askush s`ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.” (Gjoni 15:12-13).

Kjo lloj dashurie altruiste, e bazuar në të tjerët, mund të duket e pamundur për t’u ruajtur. Dhe në forcën tonë njerëzore, është. Ne nuk mund të paguanim kurrë “detyrimin tonë për ta dashur njëri-tjetrin” (Romakëve 13:8), por Perëndia na jep gjithçka na duhet për të dhënë dashuri.

Lutje: Zot, më ndihmo të ndjek shembullin Tënd të dashurisë sakrifikuese. Më ndihmo të tregoj dashuri për të tjerët në mënyra të mundshme. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Djema të rinj, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë.” (1 Gjonit 3:18).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI