Shumë shpejt harruan atë që Ai kishte bërë!

Unë kam vënë re që shumë nga Psalmet përsëritin historinë e Izraelit ndërsa po largoheshin nga Egjipti për në vendin që Perëndia u kishte premtuar atyre. Vazhdimisht dhe vazhdimisht lexojmë të dhëna të ngjashme të të njëjta ngjarjeve. Dikur pyesja veten se cila ishte arsyeja pse përsëritej historia. A nuk e dinin izraelitët tashmë historinë?

Më pas lexova këto vargje te Psalmi 106:

I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha.
dhe i udhëhoqi përmes humnerave si përmes një shkretëtire …

Dhe ujërat i mbuluan armiqtë e tyre,

dhe nuk shpëtoi as edhe një prej tyre.

Atëherë u besuan fjalëve të tij

dhe kënduan lavdinë e tij.

Por shpejt i harruan veprat e tij.

(Psalmi 106:9-13).

Më pas unë kuptova pse përsëritej e njëjta histori… sepse unë kam prirjen ta harroj shumë shpejt atë që Perëndia ka bërë në jetën time. Dhe këtu del në skenë shkurajimi.

Ndaluni për një çast dhe listoni tre gjëra të mira që Zoti ka bërë për ju këtë vit. Jo, mos e shtyni për më vonë këtë. Por merrni një laps dhe shënojini ato gjëra tani. Nëse Perëndia i ka bërë këto gjëra në të kaluarën, a do t’ju harrojë tani? Jo, patjetër që jo.

En Voskemp u bë e famshme për librin e saj “Një mijë dhurata” ku ajo përkrahte idenë për të shkruar tre bekime për çdo ditë, edhe gjërat e vogla si gjetja e një gjetheje të bukur, shija e këndshme e çokollatës ose përqafimi i birit tuaj. Disa do të jenë bekime të mëdha dhe të tjerat gjëra të thjeshta. Por nëse do të shkruani tre gjëra për çdo ditë, në fund të vitit do të keni mbajtur shënim një mijë bekime që Perëndia ju ka sjellë. Provojeni dhe shihni se çfarë ndryshimi bën kjo në qëndrimin tuaj këtë javë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI