Lajmi Fundit
    prev next

    Një nga zakonet më shkatërrimtare që është njëkohësisht edhe aq i zakontë ditët e sotme është shqetësimi.

    Shqetësimi është një ‘hajdut’, aq i zoti dhe mashtrues saqë ‘viktimat’ e tij madje as që e dinë që u është vjedhur . . . paqja, koha, energjia mendore dhe mirëqenia emocionale.

    Shqetësimi është si një rrip i trashë koke që shkakton presion në mendje, është si një shirit shtrëngues i ndërthurur nga tre fije—dëshpërimi për të djeshmen, sprovat e të sotmes dhe të frikshmet “po sikur” të të nesërmes.

    Ky shqetësim shtrëngues që i përngjet një vesi, tragjikisht e tkurr gëzimin tënd, mpak paqen tënde dhe të ngushton lirinë. Por ky ngushtim mund të thyhet.

    Fjala e Perëndisë për  zemrat e shqetësuara

    Ajo për të cilën shqetësohet, as që i afrohet për nga rëndësia arsyes përse shqetësohesh. Ti mund ta njohësh e duash Perëndinë, por kur beson të tjera gjëra e jo premtimet dhe ato që Perëndia ka siguruar në jetën tënde, atëherë meraku do ta largojë zemrën tënde nga Zoti dhe besimin tënd ka për ta kthyer në mosbesim.

    Nëse thua: “Kam frikë se situata ime është pa zgjidhje.” Zoti thotë: Unë mund t’i bëj të gjitha gjërat të mundura. (Luka 18:27) 

    Nëse thua: “Jam i kapluar nga frika.” Zoti thotë: Do të të jap forcën time kur ke frikë. (Isaia 41:10)

    Nëse thua: “Jam shumë i shqetësuar. Nuk arrij ta fal veten.” Zoti thotë: Unë mundem të të fal.  (1 Gjonit 1:9) 4.

    Nëse thua: “Jam i shqetësuar se mos njerëzit e dashur më braktisin.” Zoti thotë: Po erdhe tek Unë, Unë nuk do të të braktis. (Ligji i Përtërirë 31:8)

    Nëse thua: “Jam i shqetësuar se mos vdes”.  Zoti thotë: Unë do të të jap jetë të përjetshme. (Gjoni 3:16)

    Nëse thua: “Jam aq i shqetësuar, saqë nuk mund të gjej çlodhje”. Zoti thotë: Unë do të të jap shlodhjen time. (Mateu 11:28–30)

    Dëshiro të lirohesh nga gjithçka që asfikson vullnetin e Perëndisë. (Marku 4:19)

    Pranoje që ke mëkatuar dhe ke zgjedhur të shkosh në rrugën tënde. (Psalmi 51:4)      

    Jepi Krishtit kontrollin mbi jetën tënde, duke e lejuar të jetë Zoti yt. (Marku 8:34–36)

    Kuptoje praninë e Perëndisë në jetën tënde. (Psalmi 18:2)

    Zoti është jeta jote. (Kolosianëve 3:4)

    Zoti është siguria jote.  (Romakëve 8:38–39)

    Zoti është siguruesi yt. (Filipianëve 4:19)

    Zoti është mbrojtësi yt. (Isaia 41:10)

    Eliminoje shqetësimin që prodhon qëndrime si nuk mundem.

    Kultivo kënaqjen me anë të lutjes.  (Luka 18:1)

    Shikoji situatat e prodhuara nga shqetësimi yt, si mundësi për ndërtimin e karakterit. (Filipianëve 1:6)

    Ki besim që Zoti po e drejton jetën tënde edhe nëse rrethanat nuk shkojnë, në mënyrën që ke shpresuar.

    Përqendrohu tek jetesa në të tashmen dhe jo në të shkuarën, apo të ardhmen.  (Jakobi 4:13–15)

    Ai që ka miq të mirë është i pasur

    Comments.

    Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

    Leave a Reply.

    * Your email address will not be published.
    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>