Një nga zakonet më shkatërrimtare që është njëkohësisht edhe aq i zakontë ditët e sotme është shqetësimi.
Shqetësimi është një ‘hajdut’, aq i zoti dhe mashtrues saqë ‘viktimat’ e tij madje as që e dinë që u është vjedhur . . . paqja, koha, energjia mendore dhe mirëqenia emocionale.
Shqetësimi është si një rrip i trashë koke që shkakton presion në mendje, është si një shirit shtrëngues i ndërthurur nga tre fije—dëshpërimi për të djeshmen, sprovat e të sotmes dhe të frikshmet “po sikur” të të nesërmes.
Ky shqetësim shtrëngues që i përngjet një vesi, tragjikisht e tkurr gëzimin tënd, mpak paqen tënde dhe të ngushton lirinë. Por ky ngushtim mund të thyhet.
Fjala e Perëndisë për zemrat e shqetësuara
Ajo për të cilën shqetësohet, as që i afrohet për nga rëndësia arsyes përse shqetësohesh. Ti mund ta njohësh e duash Perëndinë, por kur beson të tjera gjëra e jo premtimet dhe ato që Perëndia ka siguruar në jetën tënde, atëherë meraku do ta largojë zemrën tënde nga Zoti dhe besimin tënd ka për ta kthyer në mosbesim.
Nëse thua: “Kam frikë se situata ime është pa zgjidhje.” Zoti thotë: Unë mund t’i bëj të gjitha gjërat të mundura. (Luka 18:27)
Nëse thua: “Jam i kapluar nga frika.” Zoti thotë: Do të të jap forcën time kur ke frikë. (Isaia 41:10)
Nëse thua: “Jam shumë i shqetësuar. Nuk arrij ta fal veten.” Zoti thotë: Unë mundem të të fal. (1 Gjonit 1:9) 4.
Nëse thua: “Jam i shqetësuar se mos njerëzit e dashur më braktisin.” Zoti thotë: Po erdhe tek Unë, Unë nuk do të të braktis. (Ligji i Përtërirë 31:8)
Nëse thua: “Jam i shqetësuar se mos vdes”. Zoti thotë: Unë do të të jap jetë të përjetshme. (Gjoni 3:16)
Nëse thua: “Jam aq i shqetësuar, saqë nuk mund të gjej çlodhje”. Zoti thotë: Unë do të të jap shlodhjen time. (Mateu 11:28–30)
Dëshiro të lirohesh nga gjithçka që asfikson vullnetin e Perëndisë. (Marku 4:19)
Pranoje që ke mëkatuar dhe ke zgjedhur të shkosh në rrugën tënde. (Psalmi 51:4)
Jepi Krishtit kontrollin mbi jetën tënde, duke e lejuar të jetë Zoti yt. (Marku 8:34–36)
Kuptoje praninë e Perëndisë në jetën tënde. (Psalmi 18:2)
Zoti është jeta jote. (Kolosianëve 3:4)
Zoti është siguria jote. (Romakëve 8:38–39)
Zoti është siguruesi yt. (Filipianëve 4:19)
Zoti është mbrojtësi yt. (Isaia 41:10)
Eliminoje shqetësimin që prodhon qëndrime si nuk mundem.
Kultivo kënaqjen me anë të lutjes. (Luka 18:1)
Shikoji situatat e prodhuara nga shqetësimi yt, si mundësi për ndërtimin e karakterit. (Filipianëve 1:6)
Ki besim që Zoti po e drejton jetën tënde edhe nëse rrethanat nuk shkojnë, në mënyrën që ke shpresuar.
Përqendrohu tek jetesa në të tashmen dhe jo në të shkuarën, apo të ardhmen. (Jakobi 4:13–15)