Shpresa që errësira nuk mund ta zbehë!

Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata? Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.-Romakeve 8: 35,37

Një nga personat më frymëzues që ka jetuar ndonjëherë ka lindur me paaftësinë për të parë apo dëgjuar. Ajo quhet Helen Keller.

 Është e vështirë të imagjinohet errësira e heshtur e botës së Helen Keller – vetmia dhe zhgënjimi që ajo ndjen nga pamundësia për të parë apo dëgjuar. Helen nuk dinte se si të komunikonte deri në moshën 7- vjeçare, ku falë durimit këmbëngulës të mësuesit të saj, si dhe këmbënguljes së saj, ajo arriti të mësonte se si të komunikonte! Ajo është personi i parë që u diplomua në kolegj edhe pse nuk mund të shihte dhe dëgjonte. Madje ka shkruar shumë libra që frymëzuan shumë njerëz me aftësi të kufizuara dhe sfida. Në ato libra kam gjetur veten time, punën time dhe Zotin tim”

Fitorja që Perëndia dëshiron të arrijë në jetën tonë mund të jetë ndryshe nga ajo që mund të kemi imagjinuar. Helen Keller nuk pa dhe as dëgjoi kurrë në këtë jetë, por ajo jetoi një jetë dashurie dhe ndikimi, në atë që ajo e quajti një gjendje të pafundme shprese.

 Humbjet, sfidat dhe sprovat tona mund të na çojnë në mosbesim dhe hidhërim ose mund të na mbushin me më shumë besim dhe dashuri. Zoti na ofron shpresë në çdo rrethanë. Bibla thotë: “Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata? Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.” (Romakëve 8:35,37).

As errësira e heshtur e jetës së Helen Keller nuk mund ta ndajë atë nga drita e dashurisë së Jezusit. Ashtu si Helena, edhe ne mund të gjejmë guximin, dashurinë dhe qëllimin e Perëndisë edhe në rrethanat më sfiduese.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI